Page 44 - Demo
P. 44


                                    423.6 Dritat me ngjyrë1. Cila nga ngjyrat mund të kalojë përmes një filtri blu? Cilat ngjyra përthithen? 2. Përfytyroni sikur vendosni një filtër të gjelbër pranë një filtri të kaltër, në mënyrë që drita e bardhë të kalojë filtrat njëri pas tjetrit. A do të dalë dritë pas filtrit të dytë? 3. Cilët janë ata dy filtra, që po të vendosen së bashku, mund të përthithin të gjitha ngjyrat e dritës së bardhë?Pyetje dhe detyra 3 DritaDritat me ngjyrë gjejnë përdorim gjithkund. Për shembull, në teatër për të realizuar efekte interesante. Dritat me ngjyrë krijohen duke vendosur filtra përpara burimit të një drite të bardhë. Filtri është një copë plastike ose qelqi e ngjyrosur. Ai lejon të kalojnë përmes tij vetëm disa nga ngjyrat prej të cilave përbëhet drita e bardhë, ndërsa të gjitha ngjyrat e tjera i përthith. Për shembull, një filtër i kuq lejon të kalojë përmes tij ngjyrën e kuqe (dhe pak portokalli). Ai përthith ngjyrën e verdhë, të gjelbrën, të kaltrën, blunë dhe vjollcën. Përftimi i dritave me ngjyrë nëpërmet filtrave.Z+AZ+AMbledhja e dritave me ngjyrëPrizmi e zbërthen dritën e bardhë në spektër. Por ç’ndodh nëse duam të përftojmë sërish dritën e bardhë? Marrim tre elektrikë dore dhe mbi secilin prej tyre vendosim një filtër të kuq, blu dhe të gjelbër. I ndezim dhe i pozicionojmë në mënyrë të tillë që të tria ngjyrat e ndryshme të mbivendosen pjesërisht. Atje ku ato bashkohen të tria, do të shohim dritë të bardhë. Kjo ndodh, sepse secili nga filtrat lejon kalimin e rreth një të tretës së spektrit. Kur përdoren të tre së bashku, na shfaqen të gjitha ngjyrat e spektrit, të cilat, duke u mbledhur, krijojnë sërish dritën e bardhë.E kuqja, e gjelbra dhe bluja quhen ngjyrat kryesore të dritës. Përzierja së bashku e dy ose më shumë dritave me ngjyrë quhet mbivendosje ngjyrash.Dritat me ngjyrë mund të mblidhen për të krijuar dritë me ngjyrë tjetër.filtër i kuqdrita kryesisht e kuqedrita e përthithurfiltër bludrita kryesisht bludrita e përthithurdrita e bardhëdrita kryesisht e gjelbërdritae përthithurdrita e përthithurfiltër i gjelbër
                                
   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48