Page 45 - Demo
P. 45


                                    434. Cilat ngjyra pasqyron një trup i zi? 5. Shikoni figurën e kutisë postare. Ajo është lyer me ngjyrë të kuqe. Shpjegoni pse duket e kuqe kur e ndriçojmë me dritë të bardhë? Përdorni fjalët “pasqyrim” dhe “përthithje” në shpjegimin tuaj.Pyetje dhe detyra Veprimtaria 3.6Ngjyra ndryshon • Filtrat lejojnë disa nga ngjyrat e dritës së bardhë dhe përthithin të tjerat.• Ngjyrat kryesore të dritës, kur mblidhen, japin dritë të bardhë. • Trupat duken me ngjyra të ndryshme, sepse pasqyrojnë disa nga ngjyrat e dritës dhe përthithin të tjerat. Përmbledhje Bari nuk duket gjithmonë i gjelbër. Natën, ai duket i zi, sepse mbi të nuk bie dritë, ndaj nuk pasqyron dritë drejt syve tanë. 1. Figura tregon një kuti postare, rreth e qark me bar. Tabloja duket e ndryshme kur ndriçohet me dritë të kuqe dhe kur ndriçohet me dritë të gjelbër. Diskutoni me një nga shokët pse ndryshon pamja e tablosë? Pasi të jeni bindur për shpjegimin tuaj, krahasojeni atë me të të tjerëve. 2. Tani përpiquni të përfytyroni se si do të duket tabloja nëse ndriçohet me dritë të verdhë ose me dritë blu. 3. Përdorni lapsa me ngjyra për të vizatuar një tablo të ngjashme. Ndriçojeni tablonë e krijuar me dritë me ngjyrë. A do të duket e ndryshme nëse ngjyra e dritës ndryshon? 3.6 Dritat me ngjyrë3 DritaNgjyra e trupaveKur shikojmë barin (figura djathtas), drejt syve tanë vjen prej tij drita e gjelbër.Ai na duket i gjelbër, sepse pasqyron dritën e gjelbër që është pjesë e dritës së Diellit. Ndërkohë ai përthith të gjitha ngjyrat e tjera të kësaj drite. Kjo quhet përthithje e ngjyrave. Në të njëjtën mënyrë na shfaqen edhe ngjyrat e tjera. Për shembull, një trup i kuq (figura djathtas) pasqyron ngjyrën e kuqe dhe përthith gjithë ngjyrat e tjera. Trupat e bardhë pasqyrojnë të gjitha ngjyrat e dritës, ndërsa trupat e zinj i përthithin të gjitha ngjyrat e saj. LaseriLaseri prodhon një tufë shumë të hollë drite, e cila është tepër e ndryshme nga ajo e Diellit. Kjo dritë është njëngjyrëshe. Drita e laserit zotëron energji shumë të madhe. Për shkak të vetive specifike, kjo dritë përdoret me sukses në mjekësi dhe në fusha të ndryshme të industrisë.në dritë të bardhëdritë e bardhë dritë e bardhë në dritë të kuqe në dritë të gjelbër
                                
   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49