Page 46 - Demo
P. 46
44 3 Drita3.1 Kopjoni në fletore tabelën e mëposhtme. Përdorni fjalët e listës për të plotësuar kolonën e parë të tabelës.Secilën fjalë mund ta përdorni një herë, më shumë se një herë ose asnjëherë. i patejdukshëm shëmbëllim i tejdukshëm jondriçues hije pasqyrëÇfarë vini re kur jeni para një pasqyre?Zonë ku nuk bie dritë.Trupi që nuk lejon kalimin e dritës.Lënda që lejon dritën të kalojë është e tillë.Trupi që kthen rrezet e dritës.3.2 Një nxënës vizatoi këtë diagram për të treguar se si pasqyrohet një rreze drite nga një pasqyrë e rrafshët. Bëni një kopje të diagramit.a) Emërtoni pasqyrën, rrezen rënëse. [1]b) Vizatoni normalen me sipërfaqen e pasqyrës, në pikën ku bie rrezja. [1]c) Vizatoni rrezen e pasqyruar. [1]d) Shënoni këndin e rënies dhe këndin e pasqyrimit. Emërtojini me R dhe P. [2]e) Llogaritni vlerën e këndit të rënies. [1]f) Përcaktoni vlerën e këndit të pasqyrimit duke përdorur ligjin e pasqyrimit. [1]3.3 Diagrami i mëposhtëm tregon një rreze drite që kalon nga ajri në një bllok qelqi. 50° Kreu 3 Ushtrime përmbledhësea) Çfarë ndodh me dritën kur ajo kalon nga një lëndë në një tjetër? [1]b) Kur rrezja e dritës futet në xham, i afrohet apo i largohet normales së hequr në pikën e rënies? [1]c) Çfarë ndodh me rrezen e dritës kur kalon nga qelqi në ajër? [1]d) Vizatoni një diagram ku të tregoni se si përthyhet rrezja e dritës kur kalon nga qelqi në ajër. [1]e) Tregoni se si një rreze drite mund të kalojë nga ajri në qelq pa u shmangur nga drejtimi fillestar. Ilustrojeni me një diagram përgjigjen tuaj. [1]

