Page 47 - Demo
P. 47


                                    3 Drita 453.7 Kur drita e bardhë kalon përmes një prizmi ajo ndahet duke formuar një spektër ngjyrash të ndryshme. a) Si quhet formimi i spektrit nga një prizëm? [1]b) Cila ngjyrë e spektrit përthyhet më shumë prej prizmit? [1]c) Cila ngjyrë ndodhet ndërmjet të verdhës dhe blusë në spektrin e dritës së bardhë? [1]d) Një nxënës ndriçoi një makinë lodër blu me një dritë të përzier me të kuqe dhe blu. Çfarë ngjyre do të duket makina? Shpjegoni përgjigjen tuaj. [2]3.4 Shpejtësia e përhapjes së dritës është shpejtësia më e madhe në natyrë. Vlera e saj në vakuum është 300 000 km/s = 300 000 000 m/s. a) Nëse largësia Tokë-Hënë është 384 400 km, sa kohë i duhet dritës për të përshkuar këtë largësi? [2]b) Sa kohë i duhet dritës për të përshkuar largësinë Tokë-Diell, e cila është rreth 150 000 000 km? [2]3.5 Për të matur largësi të mëdha, sikurse janë largësitë kozmike, përdoret njësia vit-dritë. Kjo njësi shpreh largësinë që përshkon drita gjatë një viti. Sa është kjo largësi  e shprehur në kilometra? [2]3.6 Shpejtësia e përhapjes së dritës varet nga mjedisi ku përhapet. Sa më i dendur të jetë mjedisi, aq më ngadalë përhapet drita. Për shembull, në qelq ajo përhapet me shpejtësi rreth 220 000 km/s.  Në figurë jepet lëvizja e një toge ushtarësh nga asfalti në rërë, ku lëvizja është më e vështirë. Në mënyrë të ngjashme, krahasoni kalimin e dritës nga një mjedis në një tjetër dhe përpiquni të shpjegoni përthyerjen e saj, duke ndërtuar një diagram me rrezet e dritës.[2] Kreu 3 Ushtrime përmbledhëseasfaltrërëasfaltrërë
                                
   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51