Page 48 - Demo
P. 48


                                    46Veprimtaria 4.1ALëndët magnetike dhe jomagnetikeShumë vetë mendojnë se të gjitha metalet janë lëndë magnetike. A është i saktë mendimi i tyre?Përdorni një magnet të përhershëm për të provuar lëndë të ndryshme. Cilat prej tyre tërhiqen prej magnetit? Paraqitini rezultatet në një tabelë me dy kolona të ndara në lëndë magnetike dhe lëndë jomagnetike.4 Magnetizmi1. Përmendni disa përdorime të tjera të magnetëve në shtëpitë tuaja. 2. Lënda prej së cilës përbëhen kapëset e letrave është magnetike. Nga ç’material përbëhen ato? Pyetje dhe detyraPyetje dhe detyra4.1 Magnetët dhe lëndët magnetikeMagnetët janë tepër të dobishëm në jetën e përditshme.Ata mund të përdoren:• për të mbajtur mbyllur kanatet e dyerve;• në motorët dhe gjeneratorët elektrikë;• në kufjet dhe altoparlantët.Por, gjejnë përdorim edhe në lojëra argëtuese sikurse është rasti i germave magnetike.Ky fëmijë po mëson germëzimin duke përdorur germa magnetike. Magnetët e përhershëmMagnetët e përhershëm janë të formave dhe madhësive të ndryshme. Ata mund të përdoren për tërheqjen e trupave të tjerë, të tillë sikurse janë kapëset e letrave prej çeliku. Magneti i përhershëm është një trup, i cili qëndron i magnetizuar për një kohë të gjatë. Ai mbetet magnet edhe pasi është përdorur.Lëndët magnetikeMagnetët nuk mund të tërheqin trupa prej çdolloj lënde. Për shembull, një lugë plastike nuk tërhiqet nga magneti, ndërsa një lugë e nikeluar, po. Një lëndë, e cila tërhiqet nga një magnet është quajtur lëndë magnetike.Magnetët e përhershëm janë me forma të ndryshme. Ky është një magnet në formë shufre.
                                
   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52