Page 49 - Demo
P. 49
47CUP CP 8 201112.1C electromagnet.airrip transportues 4 MagnetizmiVeprimtaria 4.1BKrahasimi i magnetëve• Një magnet i përhershëm mbetet i magnetizuar edhe pasi është përdorur. • Lëndët magnetike tërhiqen prej magnetëve të përhershëm.Përmbledhje Disa magnetë janë më të fortë se disa të tjerë, sepse ata veprojnë më fuqishëm mbi trupat prej lëndësh magnetike. Krahasoni tre magnetë të përhershëm. Gjeni një mënyrë për të përcaktuar se cili magnet është më i fortë dhe cili më i dobët. Në përfundim të punës, krahasoni metodën që përdorët ju me atë të shokëve të tjerë të klasës. Cilën metodë konsideroni më të mirë dhe pse? 3. a) Sendet prej çeliku kanë veti magnetike apo jomagnetike?b) Sendet prej alumini kanë veti magnetike apo jomagnetike?4. Shkruani një ese të shkurtër ku të përshkruani si mund të veçohen me anë të një magneti sendet prej çeliku nga ato prej alumini. Shikoni figurën më lart për ndihmë.Pyetje dhe detyra 4.1 Magnetët dhe lëndët magnetikeElektromagneti është një pajisje që krijohet nga një përcjellës i mbështjellë në një bërthamë çeliku. Ai ka veti magnetike sikurse një magnet.Hekuri dhe çelikuÇeliku përbëhet kryesisht prej hekuri, i cili është lëndë magnetike. Kështu që edhe pjesa më e madhe e llojeve të çelikut kanë veti magnetike. Nikeli dhe kobalti janë dy lëndë të tjera magnetike. Kohët e fundit, magnetët e fortë prodhohen nga një metal i quajtur neodimium.Lëndë të tjera, të tilla si alumini dhe kallaji janë jomagnetike. Në figurë tregohet se si mund të veçohen sendet prej alumini nga ato prej çeliku, duke përdorur një magnet të fuqishëm.elektromagnetsende alumini dhe çelikusende aluminisende çelikuZ+AHSh

