Page 50 - Demo
P. 50


                                    481. Shikoni figurat dhe arsyetoni nëse magnetët po tërheqin apo po shtyjnë njëri-tjetrin.2. a) Kopjoni dhe plotësoni fjalinë: Kur poli N i magnetit është pranë polit S, magnetët …….. b) Shkruani një fjali të ngjashme për të thënë se çfarë ndodh kur të dy polet N janë pranë njëri-tjetrit. Pyetje dhe detyra 4.2 Polet magnetike4 MagnetizmiNjë magnet në formë shufre rrotullohet derisa merr drejtimin veri-jug.Tashmë e dimë se magnetët tërheqin lëndët me veti magnetike. Kur një magnet tërheq një copë çeliku që ndodhet pranë tij, ai ushtron një forcë që quhet forcë magnetike.Mund ta keni vënë re se forca magnetike është më e madhe në skajet e magnetit dhe jo në mes të tij. Magnetizimi i një magneti të drejtë është më i fortë në skajet e tij. Ato quhen pole magnetike. Polet emërohen nord (N) dhe sud (S) (ose veri dhe jug, V dhe J). Por, pse emërohen kështu? Për këtë na ndihmon eksperimenti i mëposhtëm.Varni në një fije peri një magnet të drejtë, në mënyrë që ai të jetë i lirë të rrotullohet. Do të vëreni se ai rrotullohet derisa të marrë drejtimin veri-jug, prandaj skaji i drejtuar nga veriu emërohet poli nord (veri) i magnetit. Poli sud (jug) i magnetit drejtohet nga jugu. Bashkëveprimi ndërmjet dy magnetëveNë figurë tregohet se çfarë ndodh me magnetët kur polet e tyre afrohen. Nisur nga fakti se cilat pole afrohen, magnetët tërheqin ose shtyjnë njëri-tjetrin. Shigjetat tregojnë drejtimin e forcës që vepron mbi secilin magnet.Dy magnetë mund të tërheqin ose të shtyjnë njëri-tjetrin.veriRregullat e bashkëveprimit të magnetëveNga vëzhgimi dhe eksperimentimi me magnetët, shkencëtarët kanë arritur në dy rregulla kryesore:• Polet me emërtime të njëjta shtyhen.• Polet me emërtime të kundërta tërhiqen.Në këto rregulla, “pole me emërtime të njëjta” do të thotë që të dyja polet janë ose pole N ose pole S. “Pole me emërtime të kundërta” do të thotë që njëri është pol N dhe tjetri është pol S. Ndonjëherë, njerëzit mbajnë mend vetëm shprehjen “të kundërtat tërhiqen”.SSCUP CP 8 2011spectrum c8J p112.aiSSCUP CP 8 2011spectrum c8J p112.aiSSCUP CP 8 2011spectrum c8J p112.aiSSCUP CP 8 2011spectrum c8J p112.aiSSCUP CP 8 2011spectrum c8J p112.aiSSCUP CP 8 2011spectrum c8J p112.ai
                                
   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54