Page 52 - Demo
P. 52


                                    501. Shikoni skemën e vijave të fushës rreth një magneti të drejtë. Ku është fusha më e fortë? Pyetje dhe detyra 4.3 Modelimi i fushës magnetike 4 MagnetizmiMagnetët sillen në mënyrë të çuditshme. Kështu, ata mund të tërheqin trupa prej lëndësh magnetike edhe pa i prekur. Kjo vjen prej faktit që magneti është i rrethuar nga një fushë magnetike. Çdo trup prej lënde magnetike që vendoset në fushën magnetike të një magneti tërhiqet prej tij. Forma e fushësFusha magnetike është e padukshme për syrin, megjithatë ka një formë të caktuar. Për të treguar se ç’formë ka ajo, mund të kryhen dy eksperimente të thjeshta. • Rreth magnetit hidhet tallash hekuri. Grimcat e vogla të hekurit mblidhen së bashku dhe rreshtohen duke na treguar modelin e fushës (figura djathtas). • Rreth magnetit vendosen gjilpëra të vogla magnetike (magnetë të hollë e të vegjël). Ato orientohen duke na treguar modelin dhe drejtimin e fushës (figura poshtë). Tallashi i hekurit tregon se fusha magnetike është e përqendruar (është më e fortë) pranë poleve.Gjilpërat magnetike tregojnë drejtimin e fushës magnetike.gjilpëra të vogla magnetikeCUP CP 8 201112.3B small compasses c8J_p113.aiN SCUP CP 8 201112.3B strong magnet c8J_p113.aiN SVijat e fushës magnetike përdoren për paraqitjen e fushës magnetike.Vijat e fushës magnetikeFusha magnetike e një magneti mund të paraqitet duke vizatuar vijat e fushës magnetike. Ato janë vija imagjinare. Vijat e fushës magnetike fillojnë nga poli N i një magneti dhe mbarojnë në polin S të tij. Ato tregojnë dy karakteristika të saj:• drejtimin e fushës, që paraqitet nëpërmjet shigjetave;• fortësinë e fushës (atje ku vijat janë më të dendura edhe fusha është më e fortë).
                                
   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56