Page 54 - Demo
P. 54
52SNCUP CP 8 201112.4A electromagnet c8J_p116.ai4.4 Ndërtimi i një elektromagnetiVeprimtaria 4.4ANdërtimi i një elektromagneti1. Ndërtoni një bobinë duke përdredhur një tel rreth një lapsi, një thupre druri apo metalike. Hiqeni lapsin ose thuprën. 2. Lidhni skajet e telit të bobinës me polet e baterisë ose burimit të rrymës. 3. Afroni një busull pranë njërit skaj të bobinës. A mund ta zbuloni fushën magnetike? Çfarë ndodh kur e shkëpusni bobinën nga polet e baterisë apo nga burimi i rrymës?4. Çfarë ndodh me busullën nëse ndërroni lidhjet me polet e baterisë apo të burimit të rrymës? (Kjo bën që rryma në bobinë të rrjedhë në drejtim të kundërt.)1. Tregoni dy dallime ndërmjet një elektromagneti dhe një magneti të përhershëm. 2. Përshkruani se si mund të ndizet dhe fiket një elektromagnet.Pyetje dhe detyra 4 MagnetizmiMagnetët e përhershëm janë të dobishëm, sepse janë gjithmonë të magnetizuar. Megjithatë, ekziston edhe një lloj tjetër magneti, krejt ndryshe nga i pari. Ai funksionon me anë të rrymës elektrike dhe mund të ndizet dhe të fiket (kyçet dhe shkyçet), prandaj edhe quhet elektromagnet. Për të ndërtuar një elektromagnet të thjeshtë nevojitet një spirale (bobinë) teli dhe një bateri (ose burim rryme me tension të ulët), që të sigurojë rrjedhjen e rrymës nëpër bobinë. Kur nëpër një bobinë prej teli rrjedh rrymë elektrike, bobina shndërrohet në magnet.elektromagnetburim me tension të ulët rrymë elektrike

