Page 56 - Demo
P. 56
544.5 Fortësia e një elektromagneti4 MagnetizmiElektromagnetët gjejnë përdorime nga më të ndryshmet. Ata përdoren: • në motorët elektrikë dhe gjeneratorët; • në zilet e dyerve si dhe në disa lloje çelësash elektrikë që quhen rele. Një inxhinier duhet të jetë i aftë të projektojë një elektromagnet, i cili të ketë fortësinë e duhur për një punë të caktuar. Ndërtimi i një elektromagneti më të fortëBobina me më shumë spira teli do të jetë një elektromagnet më i fortë.Bobina e lidhur me dy bateri do të jetë një elektromagnet më i fortë.Ampermetri përdoret për matjen e rrymës elektrike.Në mësimin e mëparshëm pamë një mënyrë të rëndësishme për ta bërë elektromagnetin edhe më të fortë: pra, duke shtuar një bërthamë hekuri. Por ekzistojnë edhe mënyra të tjera, dy prej të cilave janë si më poshtë. • Ndërtoni një bobinë me më shumë spira teli, si në figurë. Për këtë, përdorni një tel më të gjatë. Kur rryma elektrike të rrjedhë nëpër një bobinë të tillë, fusha magnetike është më e fortë, sepse mblidhen fushat magnetike të gjithë spirave.• Rrisni rrymën që rrjedh në bobinë. Për këtë, në vend të një baterie, me bobinën lidhni dy bateri. Kjo shkakton kalimin e një rryme më të madhe në çdo spirë, kështu që fusha magnetike bëhet më e fortë. (Bateritë duhet të lidhen në seri me njëra-tjetrën, si në figurë.)Matja e rrymës elektrikeNëse përdoren dy bateri në vend të njërës, rryma në një elektromagnet do të jetë dy herë më e madhe. Për matjen e rrymës që kalon nëpër bobinë mund të përdoret një aparat, që quhet ampermetër. Njësia e matjes së rrymës elektrike është amper dhe shënohet me simbolin A. Nëse në vend të baterisë përdoret një burim rryme me tension të ulët, atëherë ky burim duhet të përshtatet, në mënyrë që prej tij të marrim rrymë me vlera të ndryshme.

