Page 57 - Demo
P. 57
55Veprimtaria 4.5Përmirësimi i një elektromagneti• Një elektromagnet mund të bëhet më i fortë duke shtuar numrin e spirave të mbështjella. • Një elektromagnet mund të bëhet më i fortë duke rritur rrymën elektrike që rrjedh në të. • Ampermetri përdoret për matjen e rrymës elektrike, njësia e matjes e së cilës është amper (A). Përmbledhje Në këtë veprimtari, do të hulumtoni nëse janë të sakta disa ide, për të kryer një eksperiment sa më të rregullt.Deri tani keni mësuar si të ndërtoni një elektromagnet duke mbështjellë rreth një gozhde një bobinë teli dhe ta provoni atë duke përdorur kapëse letrash. Në këtë hulumtim detyra juaj është të provoni dy ide:• Një elektromagnet është më i fortë, nëse ai përmban më shumë spira teli.• Një elektromagnet është më i fortë, nëse rryma që rrjedh në të është më e madhe. Planifikoni hulumtimin. Diskutoni mendimet tuaja me mësuesin përpara se t’i zbatoni ato. Kujtojmë se për të bërë një provë të rregullt, çdo herë, duhet të ndryshohet vetëm njëri nga faktorët. 4.5 Një elektromagnet më i fortë1. Mira ndërton dy elektromagnete, njërin me 10 spira dhe tjetrin me 20 spira. Ajo lidhi të parin me një bateri dhe të dytin me dy bateri. Mira zbuloi se elektromagneti i dytë ishte më i fortë se i pari. Ajo thotë: “Kjo tregon se numri më i madh i spirave dhe rryma më e madhe e bëjnë më të fortë elektromagnetin.”.a) Shpjegoni pse Mira nuk mund të jetë e sigurt se përfundimi i saj është i saktë. (A duhen ndryshuar në të njëjtën kohë numri i spirave dhe ai i baterive?) b) Shpjegoni se si duhet ta ndryshojë ajo eksperimentin për ta bërë sa më të rregullt.Pyetje dhe detyra4 MagnetizmiHSh

