Page 59 - Demo
P. 59


                                    57Veprimtaria 4.6BEksperimenti i Orstedit• Në një elektromagnet, njëri skaj është poli N (veri) dhe skaji tjetër është poli S (jug). Fusha magnetike e tij është e ngjashme me atë të një magneti të drejtë.• Sa herë që në një përcjellës rrjedh rrymë elektrike, rreth tij krijohet një fushë magnetike.Përmbledhje Ndërtoni një qark elektrik si ai i treguar në figurën më sipër. Vendosni një busull nën telin përcjellës. A lëviz gjilpëra e busullës kur mbyllni çelësin e qarkut?Vrojtoni se çfarë ndodh kur ndërroni lidhjet e telave me baterinë, pra kur rryma rrjedh në drejtim të kundërt. Vrojtoni se çfarë ndodh nëse busulla vendoset në pozicione të ndryshme. 2. Në figurë tregohet fusha magnetike rreth një përcjellësi, në të cilin kalon rrymë elektrike.a) Çfarë forme kanë vijat e fushës magnetike? b) Ku është fusha magnetike më e fortë? Shpjegoni si mund ta tregoni këtë duke u bazuar te figura?Pyetje dhe detyra4.6 Rryma elektrike krijon fushë magnetike 4 MagnetizmiFusha magnetike rreth një përcjellësi në të cilin kalon rrymë elektrike.CUP CP 8 201112.6A magnetic field wire.aiSi punon një elektromagnet Fusha magnetike rreth një përcjellësi të drejtë ku kalon rrymë është tepër e dobët. Për të përftuar një fushë magnetike më të fortë, përcjellësin e përdredhim në formë spiraleje, duke krijuar një bobinë. Për rrjedhojë, fusha magnetike përqendrohet në një hapësirë më të vogël (brenda bobinës), dhe kështu bëhet më e fortë.Rryma që kalon në një përcjellës krijon fushë magnetike.Orstedi zbuloi kështu se sa herë që në një përcjellës rrjedh rrymë elektrike, rreth tij krijohet fushë magnetike. Figura tregon një variant modern të eksperimentit të tij. Kur çelësi mbyllet, bateria shkakton rrjedhjen e rrymës nëpër përcjellës. Gjilpëra e busullës ndryshon orientim, pikërisht sikurse në eksperimentin e Orstedit. HSh
                                
   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63