Page 62 - Demo
P. 62


                                    0cm 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 1560ShpjegimeRealizimi i matjeve sa më të saktaShkenca bazohet shpesh te matjet, të cilat kryhen për të patur informacione sa më të shumta rreth një dukurie që na intereson. Matjet bëhen me anë të mjeteve matëse, ku përfshihen vizore, peshore, kohëmatës e të tjera. Natyrisht, kërkojmë që matjet të jenë mundësisht sa më të sakta. Me fjalë të tjera, duam të jenë mundësisht sa më afër përgjigjes së vërtetë. Në këtë mënyrë, përfundimet e nxjerra janë më të besueshme.Mjetet matëseSi mund të sigurohemi që matjet tona do të jenë mundësisht sa më të sakta? Për këtë duhet të mendojmë që të zgjedhim mjetet matëse të përshtatshme për përdorim. Në vazhdim janë dy shembuj. • Duhet të matim vëllimin prej 50 cm3 ujë. Për këtë, është më mirë të përdorim një cilindër 100 cm3të shkallëzuar sesa një gotë kimike 50 cm3 të shkallëzuar, megjithëse gota mund të ketë një vijë që tregon nivelin që i përgjigjet 50 cm3. Një cilindër 100 cm3 i shkallëzuar është më i mirë se një cilindër tjetër 1000 cm3 i shkallëzuar, sepse 50 cm3 është vetëm një pjesë e vogël e 1000 cm3. • Duhet të matim kohën që i duhet një makine lodër për të përshkuar largësinë 1,0 m. Ora e murit ose e dorës nuk do të ishte zgjedhja e duhur. Mund të përdoret kronometri, por me anë të tij është e “vështirë” të kapet çasti i saktë i nisjes dhe ndalimit të makinës, sepse duhet të merret parasysh edhe koha e reagimit. Prandaj, është më mirë të përdoren portat me dritë, meqenëse kur lidhet me to, kohëmatësi hyn në veprim dhe ndalon menjëherë sapo makina kalon përmes tyre. Kohëmatësi, i cili është i lidhur me portat, do të tregojë kohën që duhet deri në pjesë të sekondës. Nga ana tjetër, duhet të kujtojmë se si përdoren mjetet matëse. Për shembull:• Kur përdorim një vizore për matjen e gjatësisë së një trupi, vizorja duhet të vendoset drejtpërdrejt anash trupit. Sigurohemi që njëri skaj i trupit të jetë saktësisht te ndarja e vizores, e cila tregon zeron. Mos veproni kështu. Mund të mendohet se skaji i bishtit të gjethes është në 0 cm, por në të vërtetë është në 0,2 cm.Zgjidhni metoda dhe mjetet matëse të saktakohëmatës porta me dritë 
                                
   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66