Page 63 - Demo
P. 63


                                    61Shpjegime0,02 g0,02 g• Kur përdorni një cilindër të shkallëzuar, sipërfaqen e lëngut shikojeni horizontalisht dhe pastaj lexoni vlerën që i korrespondon fundit të meniskut. meniskuMos veproni kështu. Mund të lexohet si 48, kur duhet të lexohet 45.Në raste të tilla, mos e përdorni.• Kur përdorni një peshore për të peshuar një trup, kontrolloni që ajo të tregojë vlerën zero, kur mbi të nuk ka asnjë gjë. Në mënyrë të ngjashme, një forcëmetër duhet të tregojë vlerën zero, kur mbi të nuk vepron asnjë forcë tërheqëse. Kur këto mjete nuk janë saktësisht te zeroja, sigurohuni që të rivendosen në pikën zero (pra, të zerohet mjeti matës).Cilësia (precizioni) dhe saktësia e matjeveMatjet karakterizohen nga cilësia (precizioni) dhe saktësia. Në varësi të llojit të matjeve, duhet bërë kujdes që ato të jenë cilësisht sa më të mira dhe sa më të sakta.Për të kuptuar këto dy veçori të matjeve, shohim shembullin në vazhdim.Rekordi botëror në garën e vrapimit 200 m për femra është 21,34 s, ndërsa kohët për vendin e dytë dhe të tretë janë 21,62 s dhe 21,63 s. Në të tria rastet, shifrat me kuptim janë katër. Nëse do të përdornim tri shifra me kuptim, rezultatet do të ishin 21,3; 21,6 dhe 21,6. Në këtë rast, nuk do të ishim në gjendje të përcaktonim vendin e dytë dhe të tretë. Ajo që bën të mundur dallimin e këtyre dy vendeve është cilësia e matjes, e cila përcaktohet nga numri i shifrave me kuptim. Saktësia e një matjeje tregon korrektësinë me të cilën ajo është realizuar. Një matje mund të jetë cilësisht shumë e mirë, por jo shumë e saktë. Për shembull, nëse për matjen e një gjatësie gjejmë një herë vlerën 2,36 cm dhe një herë vlerën 2,54 cm, atëherë cilësia është e njëjtë, por saktësia tepër e ndryshme.Për rritjen e cilësisë dhe saktësisë së matjeve duhet të përdoren aparate sa më cilësore, si dhe të bëhet kujdes në mënyrën e përdorimit të tyre. Nga ana tjetër, ajo që mund t’ju ndihmojë në gjetjen e një vlere sa më të besueshme është kryerja e një numri të caktuar matjesh dhe më pas llogaritja e mesatares së tyre.Matjet do të jenë gjithnjë e më të sakta nëse praktikohemi gjithnjë e më shumë. Kështu, do të rritet dhe besueshmëria e përfundimeve të nxjerra pas një eksperimenti.Verifikimi i vlerave të gjetura nga matjetVerifikimi i vlerave të gjetura nga matjet ka rëndësi për nxjerrjen e përfundimeve. Besa bëri një hulumtim për studimin e fushës magnetike të një elektromagneti. Ajo provoi të gjente se nga se varet numri i kapëseve të tërhequra prej elektromagnetit, numër ky që vlerëson fortësinë e fushës magnetike. Madhësia fizike, vlera e së cilës ndryshon në një hulumtim si rrjedhojë e ndryshimit të një madhësie të pavarur, quhet madhësi e varur. 
                                
   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67