Page 64 - Demo
P. 64
Numri i kapëseve të tërhequra nga elektromagneti është madhësi (ndryshore) e varur, sepse ky numër ndryshon kur në elektromagnet bëhen ndryshime. Madhësitë, vlerat e të cilave mund t’i ndryshojmë vetë gjatë një hulumtimi, quhen madhësi të pavarura. Në hulumtimin e Besës, madhësi (ndryshore) të pavarura janë: a) rryma në përcjellësin e elektromagnetit; b) numri i spirave të elektromagnetit; c) lloji i bërthamës së elektromagnetit.Besa realizoi hulumtimin duke përdorur të njëjtën vlerë të rrymës dhe të njëjtën bërthamë të elektromagnetit, por duke ndryshuar numrin e spirave të elektromagnetit. (Kujtojmë që vetëm një madhësi e pavarur duhet të ndryshojë.) Për çdo rast, ajo bëri tri prova dhe rezultatet i hodhi në tabelën e mëposhtme:62ShpjegimeRryma (A) Lloji i bërthamësNumri i spirave të elektromagnetitNumri i kapëseve të tërhequra nga elektromagneti për secilën provë Mesatarja0,5 çelik 10 5 6 40,5 çelik 20 11 11 120,5 çelik 30 16 10 170,5 çelik 40 21 22 201. Cila është vlera jonormale në tabelën e mësipërme?2. Shpjegoni se si e dalloni këtë vlerë.3. Llogaritni numrin mesatar të kapëseve të tërhequra për secilin rast. Kini parasysh që vlera jonormale nuk duhet të përfshihet në llogaritje.Pyetje dhe detyra Përcaktimi i një vlere jonormale ndonjëherë mund të jetë i vështirë. Kjo punë lehtësohet nëse ndërtohet një grafik. Genci bëri eksperimentin e mësipërm dhe me vlerat e gjetura përcaktoi pikat në një sistem boshtesh, ku në boshtin e x-eve vendosi numrin e spirave dhe në boshtin e y-ve numrin e kapëseve të tërhequra.Në vlerat e tabelës, Besa vuri re se njëra prej tyre nuk dukej e saktë. Një vlerë e tillë, që përjashtohet nga rregulli, të cilit i binden përafërsisht vlerat e tjera, quhet vlerë jonormale. Nëse në matjet e kryera gjatë një hulumtimi ka vlera që duken jonormale, atëherë mund të bëjmë dy gjëra:1. më e mira është të përpiqemi të përsëritim matjen;2. nëse kjo nuk mund të bëhet, atëherë kjo vlerë duhet të përjashtohet. Kjo do të thotë se Besa nuk duhet ta përdorë këtë vlerë kur llogarit mesataren, por duhet të gjejë mesataren e vetëm dy vlerave të tjera. Numri i kapëseve të tërhequra vlerëson fortësinë e fushës.

