Page 66 - Demo
P. 66
Të kuptuarit e formulaveNë kapitullin e parë pamë formulën që lidh shpejtësinë me largësinë dhe kohën, si dhe formulën që lidh nxitimin me shpejtësinë dhe kohën. Këto formula janë:shpejtësia = largësikohë nxitimi = ndryshimi i shpejtësisëkohëPrej këtyre dy formulave mund të gjejmë dhe katër formula të tjera, prej të cilave gjejmë një madhësi kur njohim dy të tjera. Po si mund t’i kujtoni këto gjashtë formula? Për shembull, duke menduar rreth kuptimit dhe njësive të secilës prej madhësive të përfshira. Shpejtësia është largësia që përshkohet për sekondë, për orë, .... Fjala “për” nënkupton “në çdo sekondë/orë” dhe kjo duhet t’u sjellë ndër mend se largësia duhet të pjesëtohet me kohën.Një mënyrë tjetër është që të filloni me njësitë. Shpejtësia matet me metra për sekondë, kështu që, duhet të merrni numrin e metrave (largësinë) dhe ta pjesëtoni me numrin e sekondave (kohën). Largësia shpreh se sa keni udhëtuar ju (apo trupi) dhe matet nga pika e nisjes deri në pikën e mbërritjes përgjatë trajektores. Sa më shpejt të lëvizet (sa më e madhe shpejtësia) dhe sa më gjatë të lëvizet (sa më e madhe koha), aq më e madhe është largësia e përshkuar. Kjo do të thotë se këto dy madhësi duhet të shumëzohen për të gjetur largësinë.Në mënyrë të njëjtë duhet menduar për nxitimin, që tregon sa ndryshon shpejtësia në secilën sekondë. Kjo duhet t’u sjellë ndër mend se shpejtësia duhet të pjesëtohet me kohën. Ose, meqenëse nxitimi matet me metra për sekondë, për sekondë (m/s2), kjo do të thotë se numrin që tregon ndryshimin e shpejtësisë duhet ta pjesëtoni me numrin e sekondave (kohën). Ndërkohë, sa më i madh të jetë nxitimi dhe sa më e gjatë koha, aq më i madh do të jetë ndryshimi i shpejtësisë. Kjo do të thotë se këto dy madhësi duhet të shumëzohen për të gjetur ndryshimin e shpejtësisë. gjatësia e trenit = shpejtësi × kohë = 75 m/s × 3,6 s = 270mTreni po lëviz me shpejtësi 75 m/s Koha e vrojtuar për të kaluar = 3,6 s64Shpjegime

