Page 67 - Demo
P. 67
65Fjalor dhe indeksamper njësia e matjes së rrymës elektrike; simboli A. 54ampermetër aparat që përdoret për matjen e rrymës elektrike. 54amplitudë tregon largësinë më të madhe që arrin trupi që lëkundet, prej pozicionit që kishte para fillimit të lëkundjes. 22bërthamë një copë hekuri apo çeliku që vendoset brenda bobinës së një elektromagneti për ta bërë atë më të fortë. 53burim drite një trup që prodhon dritë. 32busull instrument me një gjilpërë magnetike, e cila mund të rrotullohet lirisht. 51cilësia e një matjeje përcaktohet nga numri i shifrave me kuptim. 61dispersion ndarja dhe shpërhapja e ngjyrave të ndryshme të dritës së bardhë për të formuar spektrin. 40daullja e veshit membranë në fund të kanalit të veshit, e cila lëkundet kur një valë zanore futet në vesh. 28elektromagnet bobinë prej teli ku kalon rrymë elektrike; ai sillet si një magnet i drejtë. 52frekuencë numri i lëkundjeve që kryen çdo sekondë një trup ose vala zanore. 22fortësi e tingullit tregon sa i fortë apo i dobët është tingulli (varet nga amplituda). 20forcë magnetike forca e një magneti mbi një tjetër magnet ose mbi një copë lënde magnetike.48fushë magnetike zona e hapësirës ku mbi një magnet ose copë lënde magnetike ndihet veprimi i një force. 50grafiku i varësisë largësikohë grafik që tregon se si largësia e lëvizjes ndryshon në lidhje me kohën. 13grafiku i varësisë shpejtësikohë grafik që tregon se si shpejtësia e lëvizjes ndryshon në lidhje me kohën. 13gjilpërë magnetike magnet shumë i vogël, i hollë, që përdoret për gjetjen e drejtimit të forcës magnetike përreth një magneti. 50herc njësia e matjes së frekuencës; simboli Hz; një herc është i barabartë me një lëkundje në sekondë. 22hije një sipërfaqe ose hapësirë ku nuk arrin dritë prej një burimi drite. 34jondriçues trupi që nuk ka dritë të vetën. 32jo e tejdukshme lënda që nuk lejon kalimin e dritës. 33lartësia e tingullit tregon sa i lartë apo i ulët është tingulli (varet nga frekuenca). 20lëkundje lëvizje para-mbrapa. 20lëndë magnetike lëndë që ndien veprimin e një force kur vendoset në një fushë magnetike. 48madhësi e pavarur madhësia fizike, vlerën e së cilës mund ta ndryshojmë vetë gjatë një hulumtimi. 62madhësi e varur madhësia fizike, vlera e së cilës ndryshon si rrjedhojë e ndryshimit të një madhësie të pavarur (quhet dhe ndryshore e varur). 62

