Page 68 - Demo
P. 68
66magnetizuar përshkruan një copë lënde magnetike, e cila bëhet magnet i përhershëm. 46magnet i përhershëm një magnet, i cili mbetet i tillë pa nevojën e rrymës elektrike. 46ndriçues trupi që është burim drite. 32ngjyra kryesore tri ngjyrat e dritës (e kuqja, e gjelbra dhe bluja), të cilat nëse përzihen japin ngjyra të tjera. 42normale vija e drejtë që formon këndin 90o me një sipërfaqe në pikën ku bie rrezja e dritës. 36nxitimi mesatar ritmi mesatar i ndryshimit të shpejtësisë së një trupi; nxitimi mesatar = ndryshimi i shpejtësisëkoha që duhet; matet me m/s2. 16oshiloskop pajisje elektrike që shndërron sinjale të ndryshueshme elektrike në një gjurmë në një ekran. 26pasqyrimi i dritës kthimi i rrezes së dritës, kur ajo bie mbi sipërfaqen e një trupi prej lënde jo të tejdukshme. 36 përthyerja e dritës përkulja e rrezes së dritës, kur ajo kalon nga një lëndë e tejdukshme në një tjetër. 38 pole magnetike zona të një magneti të përhershëm ku fusha magnetike është më e fortë. 48portë me dritë pajisje që përdoret për të matur kohën që i duhet një trupi për të lëvizur ndërmjet dy pikave. 8rreze drite një vijë që hiqet për të treguar rrugën që ndjek drita. 32rreze e pasqyruar rrezja e dritës që kthehet nga një pasqyrë ose sipërfaqe tjetër. 36rreze rënëse rrezja që bie mbi një sipërfaqe. 36rrymë elektrike rrjedhja e ngarkesave nëpër një përcjellës. 52saktësia e një matjeje tregon korrektësinë me të cilën ajo është realizuar. 61spektër tërësia e ngjyrave të ndryshme që përbëjnë dritën e bardhë, të shpërhapura sipas një rregulli. 40shëmbëllim ajo ç’ka shohim kur rrezet e dritës vijnë në sy jo drejtpërdrejt nga trupi i ndriçuar, por pasi kalojnë në një pajisje optike (quhet dhe imazh). 35shifrat me kuptim janë shifrat që përcaktojnë cilësinë e një matje. 61 shpejtësi mesatare ritmi mesatar i lëvizjes së një trupi;shpejtësi mesatare = largësia e përshkruarkoha që duhet për ta përshkruar atë;matet me m/s. 6shpejtësi ritmi i lëvizjes së një trupi;shpejtësia = largësikohë; matet me m/s. 6tejçon lejon dritën të kalojë përmes. 33tejdukshëm (i) përshkruan një lëndë, e cila lejon kalimin e dritës përmes saj. 33timbri i tingullit është ai që bën të dallojmë një vegël muzikore nga një tjetër. 27Fjalor dhe indeks

