Page 8 - Demo
P. 8


                                    6 1 Studimi i lëvizjes1.1 Shpejtësia1. a) Shikoni tabelën e sinjalistikës rrugore në figurë. Sa është shpejtësia e lejuar në mot të lagësht? b) Duke përdorur njohuritë që keni marrë rreth forcave dhe lëvizjes, shpjegoni pse veturat duhet të lëvizin më ngadalë në mot të lagësht.Pyetje dhe detyraÇfarë është shpejtësia?Shpejtësia është një madhësi fizike, që tregon ritmin e lëvizjes së një trupi. Për shembull, mund të themi:“Kur goditi murin, makina po lëvizte me shpejtësi 50 kilometra për orë.”Kujtojmë që, kur japim një madhësi, japim vlerën numerike të saj, si dhe njësinë e matjes. Në këtë shembull, njësia është kilometër për orë, që zakonisht shkruhet km/h.Shpejtësia 50 km/h do të thotë që vetura, gjatë një ore, përshkon largësinë 50 km, nëse shpejtësia e lëvizjes mbetet e pandryshueshme. Figura përbri paraqet trafikun e rënduar përgjatë një autostrade.Në situata të tillë, drejtuesit e makinave duhet të tregohen të kujdesshëm, me qëllim që të shmangin aksidentet. Përgjithësisht, makinat në rrugë të ndryshme lëvizin me shpejtësi të ndryshme.Në autostrada apo rrugë qyteti, drejtuesit e mjeteve duhet t’u binden rregullave për kufizimin e shpejtësisë deri në vlerat e lejuara. Këto vlera vendosen në tabela sinjalistike përgjatë rrugëve. Tabela në figurë tregon se shpejtësia më e madhe e lejuar, në mot të thatë, është 90 kilometra në orë.Trafiku në një autostradëTabelë e sinjalistikës rrugore për kufizim shpejtësie në rrugë nacionale.Një trajner që mat kohën gjatë së cilës atletët përshkojnë largësinë 100 m.Nga ana shkencore, shpejtësia zakonisht matet me metra për sekondë (m/s).Kështu, mund të themi: “Shpejtësia e vrapuesit është 10 m/s”.Largësia dhe kohaSi mund ta vlerësojmë shpejtësinë e një vrapuesi? Çelësi qëndron te madhësitë e nevojshme dhe njësitë përkatëse. Për të gjetur sa metra përshkon vrapuesi për çdo sekondë duhet të matim dy madhësi: • largësinë e përshkuar ((njësia matëse: metër (m));• kohën gjatë së cilës përshkohet kjo largësi (njësia matëse: sekonda (s)). Duke ditur këto madhësi, mund të llogaritet shpejtësia mesatare e lëvizjes:shpejtësia mesatare = largësia e përshkuarkoha që duhet për ta përshkuar atëZ+A
                                
   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12