Page 9 - Demo
P. 9
1 Studimi i lëvizjes 72. Një veturë përshkon 100 m për 5 s. Sa është shpejtësia mesatare e saj?3. Një veturë e kuqe përshkon 400 m për 20 s, ndërsa një veturë blu përshkon 660 m për 30 s. Cila prej veturave e ka shpejtësinë mesatare më të madhe? Pyetje dhe detyra Veprimtaria 1.1Shpejtësia e vrapuesit• Shpejtësia është një madhësi fizike, që tregon ritmin e lëvizjes së një trupi.• shpejtësia mesatare = largësia e përshkuarkoha që duhet për ta përshkuar atëPërmbledhje Në këtë veprimtari do të matni shpejtësinë mesatare të një vrapuesi. Ai do të vrapojë për të përshkuar largësinë ndërmjet dy pikave të caktuara. Kryeni matjet e duhura, në mënyrë që të llogaritni shpejtësinë e tij. • Për të matur largësinë ndërmjet dy pikave, përdorni një metër-shirit.• Për të matur kohën që duhet për të përshkuar këtë largësi, përdorni një kronometër.Pasi të keni kryer matjet, llogaritni shpejtësinë mesatare të vrapuesit.Mendoni se çfarë lloje shpejtësish të tjera mund të matni. Diskutoni idetë me mësuesin përpara se të kryeni matjet. 1.1 ShpejtësiaOse thjesht:shpejtësia mesatare = largësikohëNë këtë rast, duhet theksuar se bëhet fjalë për shpejtësi mesatare, sepse shpejtësia e vrapuesit mund të ndryshojë gjatë vrapimit. Ai mund ta rrisë apo ta zvogëlojë atë.Me anë të shpejtësisë mesatare mund të krahasojmë më lehtë ritmin e lëvizjes së trupave të ndryshëm. Gjatë lëvizjes, një makinë e ndryshon shpejtësinë e saj. Vlera që tregohet nga matësi i shpejtësisë në kruskot quhet shpejtësi e çastit. Ajo matet nëpërmjet pajisjeve të posaçme, që vendosen pranë rrotave.Llogaritja e shpejtësisëShembull:Gjatë garës, një vrapuese përshkon largësinë prej 200 m për 25 s. Sa është shpejtësia mesatare e saj?Largësia e përshkuar është 200 m dhe koha që duhet për përshkimin e saj është 25 s. Kështu që:shpejtësia mesatare = largësikohë = 200m25s = 8m/s

