Page 10 - Demo
P. 10


                                    Kreu 1 Studimi i lëvizjes8 1 Studimi i lëvizjes 9Ushtrime 1.2 Matja e shpejtësisë Këto ushtrime ju ndihmojnë të përcaktoni si matet shpejtësia e trupave të ndryshëm në terren.1. Plotësoni fjalitë e mëposhtme.Një nga llojet e kamerave, që identifikon automjetet të cilat lëvizin me shpejtësi tej normave të lejuara, funksionon si më poshtë: a) Kamera fotografon çdo automjet. Ai …………… nga targa e tij. b) Në rrugë vendosen (shënohen) dy breza sinjalizues, me largësi …………… ndërmjet njëri-tjetrit. c) Kamera lokalizon automjetin, kur ai kalon mbi …………… brezave. Njëkohësisht, ajo është e pajisur me një kohëmatës, i cili mat kohën që i duhet …………… për të përshkuar largësinë ndërmjet dy brezave. d) Një minikompjuter llogarit shpejtësinë e tij. Nëse automjeti ……………………… se ç’e parashikon norma, atëherë kamera e fotografon.2. Vrojtoni skemën e identifikimit të automjeteve që shkelin shpejtësinë e lejuar. Përcaktoni tabelën ku duhet vendosur secila fjali.- Alarmi u transmetohet patrullave rrugore për veprime të mëtejshme. Tabela numër …………- Targa me çip lexohet nga sistemi, kur mjeti kalon pranë pikës së leximit. Informacioni kalohet në qendrën e të dhënave. Tabela numër ……….- Pasi mbërrin në qendrën e të dhënave, informacioni magazinohet, krahasohet me të dhëna të tjera. Krahasimi i të dhënave mund të aktivizojë alarmin për shkelje shpejtësie. Tabela numër ……….. 3. Nxënësit e një klase përcaktuan shpejtësinë mesatare të shokut të tyre nëpërmjet matjeve. Si fillim, ata përcaktuan gjatësinë e terrenit sportiv të shkollës me hapa, matën gjatësinë e një hapi në (m). Së dyti matën me kronometër kohën që iu desh shokut të klasës për të përshkuar të gjithë gjatësinë e terrenit sportiv. I përsëritën dy-tri herë matjet, e më pas me to njehsuan shpejtësinë mesatare të shokut të tyre. A kryen nxënësit matje të sakta gjatë punës së tyre? Po JoNëse jo, evidentoni dy arsye që vështirësojnë korrektësinë e matjeve: 1 ………………………………………………………………………………………2 ………………………………………………………………………………………㈀㌀㄀
                                
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14