Page 11 - Demo
P. 11
Kreu 1 Studimi i lëvizjes8 1 Studimi i lëvizjes 9Ushtrime 1.3 Llogaritja e shpejtësisëKëto ushtrime do t’ju ndihmojnë të praktikoheni në gjetjen e shpejtësisë, të largësisë dhe të kohës. Tregoni kujdes me njësitë. Shpejtësia duhet të jetë m/s ose km/h.1. Një zog fluturon duke përshkuar largësinë 75 m për 15 s. Llogaritni shpejtësinë mesatare të tij. 2. Një autobus udhëton nga një qytet në një tjetër, largësia ndërmjet të cilëve është 80 km. Koha që i duhet atij për të kryer udhëtimin është 1,6 orë. Llogaritni shpejtësinë mesatare të lëvizjes së autobusit.3. Një merimangë lëviz drejt majës së një muri me shpejtësi mesatare 0,24 m/s. Sa është largësia që përshkon ajo për 5 s?4. Reklama e një veture të re thotë se shpejtësia më e madhe e saj është 180 km/h. Nëse kjo veturë do të lëvizte me këtë shpejtësi për 3 h, çfarë largësie do të përshkonte ajo?

