Page 27 - Demo
P. 27
Kreu 2 Tingulli24 2 Tingulli 25Ushtrime 2.3 Përhapja e tingullitNë këto ushtrime do të praktikoni njohuritë tuaja mbi përhapjen e tingullit në ajër dhe lëndë të tjera.Sa është shpejtësia e përhapjes së tingullit? Kur dikush ju flet, mund ta dëgjoni se çfarë thotë ai qysh në çastin që fillon të flasë.Pak më ndryshe është kur shikoni rrufenë. Bubullima dhe vetëtima prodhohen në të njëjtën kohë. Megjithatë, ndriçimi i vetëtimës shihet më parë. Pak më vonë dëgjohet edhe bubullima. Kjo tregon që tingulli (bubullima) përhapet më ngadalë sesa drita (ndriçimi i vetëtimës). 1. Në figurë tregohet një eksperiment, që mund të shërbejë për matjen e shpejtësisë së tingullit. Personi me kohëmatës e vë në punë atë kur shikon tymin nga pistoleta e nisjes dhe e ndalon kur dëgjon krismën. 700mKur personi ndalon kohëmatësin, ai tregon 2,0 s.a) Përdorni të dhënat në figurën e një faqeje më parë për të llogaritur shpejtësinë e tingullit në ajër. Largësia e përshkuar nga tingulli = ………………………………… Koha që i nevojitet tingullit = ………………………………… Shpejtësia e tingullit në ajër = ………………………………… 2,0

