Page 30 - Demo
P. 30


                                    Kreu 2 Tingulli28 2 Tingulli 29Ushtrime 2.4 Paraqitja e tingujve në ekranNë këto ushtrime do të interpretoni informacione në lidhje me fortësinë e tingujve.Veshët tanë mund të dëgjojnë tinguj me amplitudë nga shumë të butë në shumë të fortë. Fortësia e një tingulli matet me një njësi që quhet decibel (dB). Figura e mëposhtme tregon një shkallëzim në decibel, si dhe nivelin e fortësisë së tingujve të disa burimeve tipike. Përgjigjuni pyetjeve duke u bazuar në këtë figurë. 1. Cili skaj i shkallëzimit (majtas apo djathtas) ka tingullin më të fortë? …………………………2. Cili tingull është më i fortë, ai i një veture apo i një motoçiklete? ……………………………3. Duke u mbështetur te figura, sa është niveli i fortësisë së tingujve të dalë nga televizori?……………………………4. Diagrami tregon se fortësia e një bisede është rreth 50 dB. A mendoni se të gjitha bisedat kanë të njëjtën fortësi? Argumentoni përgjigjen tuaj.………………………………………………………………………………........................………5. Tingujt e fortë mund të dëmtojnë dëgjimin. A mund të dëmtojë dëgjimin klithma e një fëmije? Jepni një shpjegim të thjeshtë (me dy fjali) duke u bazuar në figurën e mësipërme.………………………………………………………………………………........................………6. Shpjegoni (me dy fjali) pse ata që punojnë në një aeroport duhet të mbajnë mbrojtëse veshësh.………………………………………………………………………………........................………………………………………………………………………………………........................………0 10 20 30 40 50 60 70 80 90 100 110 120 130 140Mund të shkaktojë dëmtim të dëgjimit.fortësia e zërit/decibel
                                
   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34