Page 32 - Demo
P. 32


                                    Kreu 2 Tingulli30 2 Tingulli 31Ushtrime 2.5 DëgjimiNë këto ushtrime do të interpretoni të dhëna që lidhen me frekuencat e ndryshme të tingujve që mund të dëgjojmë. Frekuenca e tingullit na tregon numrin e dridhjeve në një sekondë të një vale zanore. Frekuenca matet me njësinë e quajtur herc (Hz). 1 Hz = 1 dridhje në sekondë. Frekuencat e larta maten me kiloherc (kHz). 1 kHz = 1 000 Hz = 1000 dridhje në sekondë.Intervali i dëgjimit për njeriun është nga 20 Hz në 20 000 Hz. 1. Sa është 20 000 Hz e shprehur në kHz? ……………………2. A mund të dëgjohet nga një person me dëgjim normal tingulli me frekuencë 45kHz? ....................................................Me kalimin e viteve, pra me rritjen në moshë, intervali i dëgjimit për njeriun zvogëlohet. Grafiku i mëposhtëm tregon se si zvogëlohen frekuencat më të larta që mund të dëgjohen, me kalimin e viteve (me moshën). kufiri i sipërm i dëgjimit/kHzmosha/vite0051015202510 20 30 40 50 60 703. Sa është frekuenca më e lartë e dëgjimit kur personi është 60 vjeç?…………………………4. Në çfarë moshe fillon të zvogëlohet intervali i frekuencave të dëgjimit? ……………………5. A mundet një 40-vjeçar të dëgjojë një tingull me frekuencë 15 kHz? …………
                                
   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36