Page 33 - Demo
P. 33
Kreu 2 Tingulli30 2 Tingulli 31Minjtë mund të dëgjojnë tinguj me frekuenca ndërmjet 1 kHz dhe 70 kHz.6. A ka tinguj me frekuenca të tilla që minjtë mund t’i dëgjojnë, por njerëzit jo? ……………7. Çfarë frekuencash tingulli mund të dëgjojë njeriu, ndërsa minjtë jo? ………………………Figura e mësipërme tregon një eksperiment për gjetjen e frekuencës më të lartë të tingullit që mund të dëgjojnë nxënësit.8. Në këtë figurë, emërtoni gjeneratorin e sinjaleve dhe altoparlantin. Kur mësuesi rrotullon diskun, frekuenca e tingullit që del në altoparlant rritet. Nxënësit ulin duart, kur nuk dëgjojnë më tingull. 9. Disa nga nxënësit i kanë duart lart dhe disa poshtë. Çfarë përfundimi mund të nxirrni nga ky vrojtim?………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………10. Një daulle veshi e dëmtuar përkeqëson dëgjimin. Jepni një shpjegim të thjeshtë për këtë.………………………………………………………………………………………11. Babai juaj punon në një fabrikë me zhurmë, prandaj punëdhënësi i tij duhet të sigurojë mbrojtjen e aparatit të dëgjimit për punonjësit. Sugjeroni mënyrat e mbrojtjes që duhet të përdoren në fabrikë.………………………………………………………………………………………

