Page 35 - Demo
P. 35
Kreu 3 Drita32 3 Drita 333. Sa shpejt përhapet drita? Në të vërtetë, ajo përhapet shumë shpejt. Shkencëtarët e lashtë e kuptuan se ishte shumë e vështirë të matej shpejtësia e dritës. Figura e mëposhtme tregon se si u përpoq të maste shpejtësinë e dritës Galilei, në shekullin XVII. • Shoku i tij qëndroi në majën e një kodre të largët.• Galilei ndezi llambën dhe në të njëjtin çast vuri në punë kohëmatësin.• Kur shoku i tij pa dritën, ndezi llambën e tij drejtuar nga Galilei. Kur Galilei pa dritën e shokut, ndaloi kohëmatësin dhe vërejti kohën që kishte kaluar. Për fat të keq, kjo metodë nuk dha rezultat, sepse drita përhapet me shpejtësi shumë të madhe. Për rrjedhojë, largësinë nga njëra kodër në tjetrën, ajo e përshkon në një kohë që është një pjesë shumë, shumë e vogël e sekondës. Shokut të tij i duhej një kohë shumë më e madhe për të parë dritën dhe për t’u përgjigjur, duke ndezur llambën e tij. a) Kjo metodë do të jepte rezultat sikur Galilei të donte të maste shpejtësinë e tingullit. Nëse shoku i tij do të ishte 3000 m larg, për sa kohë do ta përshkonte tingulli largësinë ndërmjet dy kodrave? Shpejtësia e tingullit është 300 m/s.b) Drita përhapet një milion herë më shpejt se zëri. Sa kohë do t’i duhej dritës për të përshkuar largësinë nga njëra kodër te tjetra?c) Sa shpejt mund të reagoni nëse dikush ndez një llambë? Sugjeroni se si mund t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje.4. Vizatoni rrugën që ndjekin rrezet e dritës, të cilat, bëjnë të mundur që djali të shohë pemën.Kjo metodë jep rezultat për tingullin, por jo për dritën.

