Page 36 - Demo
P. 36
Kreu 3 Drita34 3 Drita 35Ushtrime 3.2 Formimi i hijeve dhe i shëmbëllimeveNë këto ushtrime do të vini në zbatim ato që keni mësuar për formimin e hijeve.1. Hijet formohen, kur drita pengohet. Figura e mëposhtme tregon një pamje të një dite me diell. Detyra juaj është të tregoni se ku do të jenë mbi tokë hijet e objekteve. Dielli po ndriçon. Në figurë tregohen dy rreze të tij. Ato janë paralele me njëra-tjetrën. Shtoni në figurë më shumë rreze dielli. Kujtojmë se të gjitha ato duhet të jenë paralele me njëra-tjetrën. Përdorni një laps të zi për të shënuar zonën mbi tokë ku do të jetë hija.2. Në mesditë, Dielli është shumë më lart në qiell dhe hijet janë shumë më të vogla. Në figurën e mëposhtme, ndërtoni rrezet paralele të diellit në mesditë dhe shënoni ku do të jenë hijet.3. Kur Galilei vrojtoi për herë të parë Hënën nëpërmjet teleskopit, në 1609, pa që sipërfaqja e saj ishte e mbuluar me male dhe kratere. Ai arriti t’i shihte ato, sepse ndriçoheshin nga drita e diellit dhe kishin hije shumë të qarta. Detyra juaj është të gjeni fotografi ose vizatime të kratereve të Hënës. Studiojini ato me kujdes dhe në hapësirën e mëposhtme, skiconi një krater tipik e përcaktoni ku janë hijet. Ndërtoni një shigjetë për të treguar drejtimin e dritës së Diellit, i cili ndriçon kraterin nga sipër.

