Page 38 - Demo
P. 38
Kreu 3 Drita36 3 Drita 37Ushtrime 3.3 Pasqyrimi i dritësNë këto ushtrime do të shikoni dhe do të zbatoni lidhjen që ekziston mes shikimit dhe pasqyrimit të dritës.1. Ne i shohim objektet, sepse rrezet e dritës që ato pasqyrojnë, vijnë prej tyre drejt syve tanë. Figura e mëposhtme tregon një djalë duke u parë në pasqyrë. Edhe vajza mund ta shohë djalin. pasqyrëPQShqyrtoni secilën nga fjalitë e mëposhtme.• Në qoftë se fjalia është e saktë, vendosni shenjën (3) në fund.• Në qoftë se fjalia nuk është e saktë, vendosni shenjën () dhe në hapësirën poshtë saj shkruani fjalinë e duhur. Për çdo rast jepni shpjegime.a) Llamba është një trup jondriçues.………………………………………………………………………………………b) Drita që del nga llamba përhapet në të gjithë dhomën.………………………………………………………………………………………c) Rrezet e dritës përhapen nga sytë e vajzës në flokët e djalit. ………………………………………………………………………………………d) Djali mund të shohë shëmbëllimin e flokëve të tij në pasqyrë. ………………………………………………………………………………………

