Page 48 - Demo
P. 48


                                    Kreu 4 Magnetizmi46 4 Magnetizmi 47c) Ledi sjell pranë njëri-tjetrit trupat X dhe Y. Ata as nuk shtyhen dhe as nuk tërhiqen. Ledi shkruan: “As X dhe as Y nuk është magnet i përhershëm.” Ledi mund të ketë të drejtë, por mund ta ketë edhe gabim. Argumentoni si mund ta verifikoni përgjigjen e saj.………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………2. Pse magnetizohet një copë hekuri kur mbi të rrëshqitet poli i një magneti të përhershëm?Shkencëtarët e përfytyrojnë një copë hekuri të përbërë nga shumë grimca (zona) të imta që quhen domene. Çdo domen sillet si një magnet i vockël dhe krijon fushën e tij magnetike. • Në një copë hekuri të pamagnetizuar, domenet kanë orientime të ndryshme dhe vërtiten në të gjitha drejtimet. Fushat e tyre magnetike prishin njëra-tjetrën.• Kur mbi copën e hekurit rrëshqet një magnet, secili nga domenet tërhiqet prej tij. Kjo tërheqje bën që të gjitha domenet të rrotullohen dhe orientohen në të njëjtin drejtim. Tashmë fushat e tyre magnetike mblidhen për të krijuar një fushë të fuqishme.Shikoni figurën e mëposhtme. Shigjetat e vogla paraqesin domenet magnetike. Nën figurë, shënoni emërtimet: hekur i pamagnetizuar dhe hekur i magnetizuar.………………………………… …………………………………
                                
   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52