Page 8 - Demo
P. 8
6 1 Studimi i lëvizjes 7Kreu 1 Studimi i lëvizjesUshtrime 1.1 ShpejtësiaKëto ushtrime do t’ju ndihmojnë për të kuptuar lëvizjen, si dhe për të matur shpejtësinë.1. Paragrafi i mëposhtëm përshkruan lëvizjen (rrugëtimin) e një djali drejt shkollës. Bledi po shkonte në shkollë me shumë dembelizëm. Ai po çapitej ngadalë përgjatë rrugës. Pas pak dëgjoi zhurmë hapash pas tij. Ishte shoku i tij, Etieni, i cili po vraponte për ta arritur. Ata ecën së bashku deri te kthesa e rrugës për të pritur autobusin. Një veturë kaloi vrullshëm duke ngritur një re pluhuri. Në një mur aty pranë, po kacavirrej një merimangë. Një hardhucë u lëshua me vrull dhe kapi merimangën. Bledi pa një aeroplan që fluturonte në qiell duke lënë pas një gjurmë të bardhë avulli. Ai po mendonte se sa mirë do të ishte sikur të fluturonte aq lart, ose madje të ngjitej vërtik përpjetë drejt Marsit me një anije kozmike tejet të shpejtë.a) Në paragrafin e mësipërm qarkoni të gjitha fjalët që tregojnë sendet dhe njerëzit në lëvizje.b) Në hapësirën e mëposhtme, renditni të gjithë trupat që janë në lëvizje, nga më i shpejti te më i ngadalti. Më i shpejti: ………………………………… Më i ngadalti: …………………………………2. Një autobus lëviz nga Tirana për në Vorë. Brenda tij ka disa udhëtarë. Ç’mund të thoni për udhëtarët, lëvizin apo janë në prehje? ………………………………………………………………………………………

