Page 9 - Demo
P. 9
Kreu 1 Studimi i lëvizjes6 1 Studimi i lëvizjes 73. Përfytyroni sikur jeni në një veturë, e cila lëviz në një rrugë kombëtare.Përgjatë rrugës ka tabela që tregojnë se sa larg është qyteti tjetër.Në anë të rrugës, ka gurë kilometrazhi në çdo 100 metra.Përshkruani se si mund të përdorni këtë sinjalistikë rrugore për të gjetur shpejtësinë mesatare të veturës.……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………4. Një makinë vihet në ndjekje të një motori. Makina ecën me shpejtësi 90 km/orë, kurse motori me 30 m/s. E arrin makina motorin?5. Një ketër zbret nga një pemë 3,8 m e lartë gjatë kohës 2 sek. a) Njehsoni shpejtësinë mesatare të ketrit gjatë zbritjes nga pema.b) Shpjegoni, pse kjo është një shpejtësi mesatare e ketrit dhe jo shpejtësi e çastit.………………………………………………………………………………6. Tabela e vendosur në anë të një rruge tregon, “Arapaj 500 m”. Një këmbësor e përshkon distancën nga tabela deri në fshat për 15 min. Sa është shpejtësia mesatare e këmbësorit?

