Page 10 - Demo
P. 10


                                    Kreu 1 Gjendjet fizike të materies8 1 Gjendjet fizike të materies 9Ushtrime 1.2 ShpërhapjaNëpërmjet këtij ushtrimi do të mësoni të shpjegoni se si zhvillohet procesi i shpërhapjes. Gjithashtu, mund të përdorni të dhënat për t’iu përgjigjur pyetjeve.1. Nëse kaloni afër një tavoline me ushqime do të ndieni aromën e tyre. Duke u bazuar në teorinë e ndërtimit grimcor të materies, shpjegoni se çfarë ndodh në këtë rast.………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………2. Nëse në një dhomë ka erë të pakëndshme, çfarë do të bënit për ta larguar atë?………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………3. Arlindi, Lada, Eraldi dhe Izabela po hulumtojnë për procesin e shpërhapjes. Ata mbushën 12 pjata petri me pelte agar, e cila ishte përgatitur me ujë + disa pika acidi të dobët + dëftues universal. Peltja kishte marrë ngjyrë të kuqe. Me anë të një turjele, ata prenë një pjesë të peltes në qendër të pjatave. Gjithashtu, morën katër shishe me hidroksid natriumi me përqendrime të ndryshme dhe i etiketuan A, B, C, D.Në secilën pjatë, ata hodhën në gropat e hapura në qendër të peltes nga 20 pika hidroksid natriumi, i cili ndodhej në shishen A. Pas 10 minutash shënuan dhe matën largësinë nga qendra e peltes, deri aty ku ishte shpërhapur hidroksidi i natriumit. Nxënësit e përsëritën këtë gjë më shumë se dy herë. Ata bënë të njëjtën gjë edhe me hidroksidin e natriumit të shisheve B, C dhe D.Në tabelën e mëposhtme jepen rezultatet e tyre.Hidroksid natriumiLargësia e shpërhapjes çdo 10 minuta/cmMatja e parë Matja e dytë Matja e tretë MesatarjaA 3,2 2,9 3,5B 0,7 0,6 0,5C 1,5 2,4 2,6D 1,6 1,4 1,8
                                
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14