Page 11 - Demo
P. 11
Kreu 1 Gjendjet fizike të materies8 1 Gjendjet fizike të materies 9a) Çfarë masash sigurie morën Arlindi, Lada, Eraldi dhe Izabela?………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………b) Shpjegoni se çfarë bënë ata për të dalluar sa larg ishte shpërhapur hidroksidi i natriumit.………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………c) Vëreni rezultatet në tabelën e mësipërme. Qarkoni ndonjë rezultat, për të cilin mendoni se nuk përputhet me modelin (rregullin).d) Plotësoni tabelën duke njehsuar mesataren e largësisë së shpërhapjes në 10 minuta. Nëse vëreni ndonjë parregullsi, përsëritni eksperimentin dhe matjet. e) Cila nga shishet kishte tretësirën ujore më të përqendruar të hidroksidit të natriumit? f) Shpjegoni si e dalluat atë.………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………4. Avujt e bromit janë më të rëndë se ajri. Edhe pse janë më të rëndë, ata ngjiten lart. Pse?………………………………………………………………………………………5. a) Çfarë kuptoni me termin shpërhapje?b) Bazuar në dukurinë e shpërhapjes, shpjegoni si shpërndahet parfumi nëpër dhomë.6. Vendosim një kristal të madh permanganat kaliumi në fund të një ene me ujë të ftohtë dhe e lëmë për disa orë. Përshkruani çfarë do të vini re:a) pas pesë minutash; b) pas disa orësh.7. a) Pse përhapet aroma e parfumit? b) Pse aroma e parfumit zhduket më shpejt në mot të ngrohtë sesa në mot të ftohtë?

