Page 12 - Demo
P. 12
Kreu 1 Gjendjet fizike të materies10 1 Gjendjet fizike të materies 11Ushtrime 1.3 Hulumtim rreth procesit të shpërhapjesNëpërmjet këtij ushtrimi do të zhvilloni idetë mbi konceptin e shpërhapjes dhe mbi aftësinë për të hulumtuar.1. Gjyshja po përgatit çaj për nipin dhe dy mbesat. Besi i lutet gjyshes ta përgatitë çajin sa më shpejt. Emit i pëlqen çaji i fortë (me ngjyrë të errët), ndërsa Jerës i pëlqen çaji i mesëm (me ngjyrë më të çelët). Duke u bazuar në teorinë e ndërtimit grimcor të materies, shpjegoni se si do ta përgatitë çajin gjyshja për secilin rast.………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………2. Merrni katër pigmente ngjyruesish ushqimorë A, B, C dhe D. Parashikoni se cili prej tyre do të shpërhapet më shpejt në ujë.a) Cilën madhësi duhet të ndryshoni? ……………...b) Cilën madhësi doni të matni? Si mund ta realizoni këtë? Vizatoni një skemë për të shpjeguar se si do ta kryeni matjen (Shënim: Në njërin bosht vendosni kohën në minuta, ndërsa në boshtin tjetër vendosni vlerat e lartësisë së ujit ku shpërhapet boja.).c) Cilën madhësi mbajtët të pandryshuar? (Madhësitë janë: vëllimi i ujit, numri i pikave të bojës, shpejtësia e shpërhapjes, koha.)………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………d) Sa kohë ju mori realizimi i secilës provë? ………………… Shpjegoni pse duhet t’i përsëritni ato.………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………e) Si e kuptuat se cili nga pigmentet u përhap më shpejt?………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

