Page 13 - Demo
P. 13
Kreu 1 Gjendjet fizike të materies10 1 Gjendjet fizike të materies 11f) Vizatoni në fletore një tabelë si kjo më poshtë, ku të shënoni rezultatet. Lloji i bojësNumri i pikave Masa e ujit Koha e shpërhapjesRenditi pigmentet sipas shpejtësisë së shpërhapjesABCg) Përveç tabelës, si mund t'i paraqitni ndryshe rezultatet? ………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………3. a) Tregoni cili nga shembujt e mëposhtëm është shpërhapje:i. tullumbace e fryrë me helium, e cila qëndron pezull në ajër;ii. lëpirëse prej akulli që shkrin;iii.tullumbace, e cila plas nëse e shponi me gjilpërë;iv. kristal blu, që formon një tretësirë blu kur e hidhni në një gotë me ujë;v. furçë që e kaloni mbi mur pasi e keni nxjerrë nga kova e bojës;vi. e verdha e vezës, e cila forcohet pas zierjes.b) Për shembullin që zgjodhët në pikën a, vizatoni një figurë që tregon grimcat para dhe pas shpërhapjes.c) Shpjegoni pse ndodh dukuria e shpërhapjes.4. Shpejtësinë e shpërhapjes së një gazi mund ta matni duke përdorur këtë aparat. Gazi hyn përmes tubit të hollë:Tubi matës mbyllet nga sipër me një tapë poroze. Ajri dhe gaze të tjera mund të shpërhapen brenda dhe jashtë përmes vrimave të vogla në tapë. Uji ngjitet në tubin matës, ndërsa hidrogjeni shpërhapet jashtë përmes tapës më shpejt sesa ajri që hyn brenda tubit. Ajri përbëhet kryesisht nga azoti dhe oksigjeni.a) Kur përdorni hidrogjenin (gaz), uji ngjitet në tubin matës. Përse?b) Molekulat e dioksidit të karbonit janë më të rënda se ato të azotit dhe të oksigjenit. Si mendoni, nëse në vend të hidrogjenit përdorim dioksid karboni, çdo të ndodhë në aparat? (Ndihmë: masa e ajrit, 29 g/mol, masa e dioksidit të karbonit 44 g/mol.)H2 ajërtapë plastike me porehidrogjen, H2 (g) rritet niveli i ujit në tubin matësujë010203040

