Page 14 - Demo
P. 14


                                    Kreu 1 Gjendjet fizike të materies12 1 Gjendjet fizike të materies 13Ushtrime 1.5 Trysnia e gazitNëpërmjet këtij ushtrimi do të mësoni më shumë për faktorët që shkaktojnë trysninë e një gazi.1. Qarkoni përgjigjen e saktë.i. Trysnia e gazit shkaktohet kur grimcat përplasen: a) me njëra-tjetrën; b) me faqet e enës ku ndodhen.ii. Trysnia e gazit rritet nëse grimcat: a) ngjishen në një hapësirë të vogël (futen në një enë më të vogël); b) lejohen të përhapen në një hapësirë më të madhe (futen në një enë më të madhe).iii. Trysnia e gazit rritet kur ai: a) ndodhet në të ftohtë (temperaturë më të ulët). b) ngrohet.2. Para se të nisej për udhëtim, Eraldi bleu në aeroport një pako me biskota orizi. Pakoja me biskota përmban edhe ajër.  a) Gjatë kohës që Eraldi ishte në aeroport, trysnia e ajrit brenda pakos me biskota ishte e njëjtë me trysninë e ajrit në mjedisin përreth. Ai e mori me vete pakon kur hipi në avion. Gjatë fluturimit të avionit, trysnia e ajrit në kabinën e tij u ul, ndërkohë që pakoja me biskota u fry më shumë.
                                
   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18