Page 15 - Demo
P. 15
Kreu 1 Gjendjet fizike të materies12 1 Gjendjet fizike të materies 13Qarkoni përgjigjen e saktë. i. Grimcat e ajrit brenda pakos përplasen më shpejt me faqet e saj të brendshme, sesa grimcat e ajrit jashtë pakos me faqet e saj të jashtme (trysnia e brendshme > trysnia e jashtme). ii. Grimcat e ajrit brenda pakos përplasen më rrallë me faqet e saj të brendshme, sesa grimcat e ajrit jashtë pakos me faqet e saj të jashtme (trysnia e brendshme < trysnia e jashtme). iii. Në të dyja anët e pakos me biskota (brenda dhe jashtë saj) shpeshtia e përplasjes së grimcave të ajrit është e njëjtë (trysnia e jashtme është e njëjtë me trysninë e brendshme).b) Çfarë ndryshoi kur Eraldi ishte në avion në krahasim me kohën kur ai ishte në aeroport? Qarkoni përgjigjen e saktë. i. Grimcat e ajrit jashtë pakos përplaseshin më rrallë me pakon kur Eraldi ishte në avion, sesa kur ai ishte në aeroport. ii. Grimcat e ajrit jashtë pakos përplaseshin më shpesh me pakon kur Eraldi ishte në avion, sesa kur ai ishte në aeroport.c) Bazuar në përgjigjet që do të jepni për pikat a dhe b, shpjegoni pse pakoja me biskota u fry më shumë gjatë kohës që avioni ishte në fluturim.………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………3. Nga se shkaktohet trysnia në një gaz?4. Pse plas tullumbacja nëse e fryjmë pa pushim?5. Në një enë të mbyllur me kapak ndodhet një sasi e caktuar gazi. Si mendoni se do të ndryshojë trysnia nëse ena ftohet? Argumentoni përgjigjen.6. Kur një gaz rrjedh nga një enë në një enë tjetër më të madhe, çfarë ndodh me trysninë e gazit? Vizatoni një diagram shpjegues.………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

