Page 17 - Demo
P. 17
Kreu 2 Përzierjet14 2 Përzierjet 15Ushtrime 2.2 Të mësojmë më shumë për përzierjetNëpërmjet këtij ushtrimi do të mësoni si të paraqitni dhe të interpretoni të dhënat.Kur njerëzit flasin për elementin ar (Au), dëgjojmë që thonë “ar 24 karat apo 18 karat”. Çfarë kuptojmë me termin “karat”? Karati është një njësi që tregon se sa i pastër është ari. Ari 24 karat quhet 100% i pastër. Nëse karatët e arit janë më poshtë se vlera 24, themi se ari nuk është i pastër, por i përzier me metale të tjera. Në këtë rast, përzierja e arit me metale të tjera quhet lidhje metalike. Zakonisht, metalet me të cilat mund të përzihet ari janë argjendi dhe bakri. Një karat është i barabartë me 1/24. Duke u bazuar në këtë njësi, mund të njehsojmë se sa pjesë ar ndodhen në lidhjen metalike. Ar 24 karat janë 24 × 124 = 2424.Ky është ar i pastër (100% ar).Ar 9 karat janë 9 × 124 = 924. Kjo tregon se lidhja metalike përmban 9 pjesë në masë ar dhe 15 pjesë në masënjë metal tjetër. Ari vetë është një metal i butë. Fortësia e një lidhjeje metalike të arit me metale të tjera varet nga sasia e arit dhe sasia e metalit të përdorur për përgatitjen e lidhjes.Shitësi i një dyqani bizhuterish prej ari e këshilloi një kliente të blinte një unazë prej ari më pak se 24 karat. Ai i tregoi klientes se unaza me përmbajtje më të ulët të arit dukej sikur ishte prej ari të pastër, por ajo nuk ishte e tillë, sepse ishte e fortë. A është i vërtetë ky pohim? Në tabelën e mëposhtme jepen disa të dhëna mbi fortësinë e arit.Karatët e arit në lidhje metalike Fortësia /njësi 9 8014 9018 12022 4024 30

