Page 20 - Demo
P. 20


                                    Kreu 2 Përzierjet18 2 Përzierjet 19Ushtrime 2.4 KromatografiaNëpërmjet këtij ushtrimi do të mësoni të interpretoni një kromatogramë.Një kimist/e provoi nëse ngjyruesit ushqimorë që përdoren në pijet e ambalazhuara përmbajnë ndonjë substancë kimike të dëmshme për shëndetin.Me anë të një pipete, ai/ajo hodhi një pikë pije me ngjyrë mbi një letër kromatografike, të cilën e futi më pas në një gotë kimike që përmbante pak ujë. Kimisti/ja u kujdes që pika e pijes me ngjyrë të ndodhej mbi vijën e ujit.Më pas, ai/ajo vuri re se letra kromatografike kishte thithur ujë nga gota dhe ngjyruesi i pijes ishte shpërhapur në të, duke u shpërbërë në ngjyra të ndryshme. Në këtë mënyrë, kimisti/ja përftoi një kromatogramë, ku dyshoi se njëra nga ngjyrat i përkiste një substance të dëmshme. Më pas, ai/ajo realizoi edhe një kromatogramë tjetër, duke përdorur një pikë të një ngjyruesi kimik që nuk përmbante substanca kimike të dëmshme për shëndetin dhe krahasoi të dyja kromatogramat e përftuara. Pra, për ta bërë më të besueshëm eksperimentin, kimisti/ja duhet të kryejë edhe prova të tjera. Më poshtë paraqiten dy kromatogramat e përftuara.1. Pse pika e pijes me ngjyrë duhet të ndodhet mbi vijën e ujit në fillim të procesit?………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………2. Në sa ngjyra u shpërbë pika e pijes me ngjyrë?………………………………………………………………………………………3. Qarkoni njollën e pijes me ngjyrë, që tregon se substanca përbërëse e saj është e dëmshme për shëndetin.4. Shpjegoni pse kimisti/ja duhet të kryejë edhe prova të tjera rreth substancës së dëmshme.………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………kromatograma e pijes kromatograma e substancave kimike të padëmshme për shëndetin
                                
   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24