Page 26 - Demo
P. 26
24 3 Elementet dhe përbërjet kimike 25Ushtrime 3.1 AtometNëpërmjet këtij ushtrimi do të rikujtoni ndryshimet midis atomeve dhe molekulave.Kreu 3 Elementet dhe përbërjet kimike1. Cilat ishin idetë e para mbi ndërtimin e materies?2. Cilat ishin idetë e Demokritit mbi materien dhe strukturën e saj?3. Jepni shembuj substancash:a) të pastra si metale, jometale dhe përbërje kimike;b) që formohen nga bashkimi i atomeve të të njëjtit lloj ose nga atome të llojeve të ndryshme;c) që ndodhen në natyrë dhe që formohen nga atome elementesh të ndryshme.………………………………………………………………………………………4. Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.a) Si quhen ndryshe substancat e përbëra nga metale ose jometale?b) Si quhen ndryshe substancat që përbëhen nga atome të ndryshme?c) Si mund të paraqiten simbolikisht substancat kimike edhe pse ato janë të shumëllojshme në natyrë?………………………………………………………………………………………5. Listoni:a) katër substanca të thjeshta (dy metale dhe dy jometale);b) tri substanca të përbëra (përbërje kimike);c) tri substanca të pastra (metale, jometale, përbërje kimike).………………………………………………………………………………………6. Përkufizoni:a) substancat e pastra; b) substancat e thjeshta; c) substancat e përbëra.7. Tregoni me shembuj se:a) substancat e thjeshta përbëhen nga atome të të njëjtit element kimik;b) çdo element kimik ka një emër;c) çdo element kimik mund të shkruhet shkurt me anë të simbolit të tij.………………………………………………………………………………………

