Page 50 - Demo
P. 50
Kreu 4 Vetitë e acideve dhe të bazave48 4 Vetitë e acideve dhe të bazave 49Ushtrime 4.6 Si të planifikojmë një hulumtim?Nëpërmjet këtij ushtrimi do të kuptoni se si i planifikojnë dhe i kryejnë hulumtimet shkencëtarët. 1. Gjatë eksperimenteve, shkencëtarët duhet të tregojnë kujdes për madhësitë që do të shqyrtojnë. Shpjegoni kuptimin e termit “madhësi”.......................................................................................................................................................................................................................................................................2. Një shkencëtar/e ambientalist/e, gjatë kohës që punonte në terren (mjedis) hetoi mostra uji të disa liqeneve. Ato shfaqën veti acide. Shkencëtari/ja donte të zbulonte se uji i cilit liqen shfaqte veti acide më të theksuara. Ai/ajo filloi të asnjanësonte me radhë mostrat e ujit të marra nga liqenet.Hapi i parë: Ai/ajo provoi secilën nga mostrat e ujit me anë të një dëftuesi universal (lëng). Hapi i dytë: Më pas, ai/ajo shtoi tretësirë të hidroksidit të natriumit në secilën nga mostrat e ujit në provëza (shiko në figurë), për të parë sesa ml NaOH duhej për të asnjanësuar secilën prej tyre.tretësirë e NaOHmostër uji + dëftues universal

