Page 54 - Demo
P. 54
Kreu 5 Dukuritë fizike dhe kimike52 5 Dukuritë fizike dhe kimike 53Ushtrime 5.4 Rilidhja e atomeveNëpërmjet këtij ushtrimi do të kuptoni dhe shpjegoni se çfarë ndodh me atomet gjatë një reaksioni kimik. Gjithashtu, nëpërmjet tij do të kuptoni më mirë zbatimin e ligjit të ruajtjes së masës gjatë reaksioneve kimike.1. Produktet e një reaksioni kimik përmbajnë elementet: kalcium, klor, hidrogjen. oksigjen dhe karbon.Cilat elemente janë të pranishme te reaktantët? Shkruani simbolet e tyre.………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………2. Skema e mëposhtme tregon reaktantët e një reaksioni kimik.Shkruani me fjalë produktin e reaksionit. Vizatoni një skemë për të paraqitur reaktantët dhe produktin e reaksionit.squfur + oksigjen ………………………………3. Më poshtë jepet me fjalë reaksioni midis karbonatit të magnezit dhe acidit klorhidrik. Shkruani me anë të simboleve dhe të formulave barazimin kimik të këtij reaksioni.karbonat magnezi + acid klorhidrik klorur magnezi + dioksid karboni + ujëa) Cilat elemente bëjnë pjesë te formula kimike e karbonatit të magnezit?………………………………………………………………………………………b) Cilat elemente bëjnë pjesë te formula kimike e dioksidit të karbonit?………………………………………………………………………………………c) Si u formua uji në këtë reaksion? Te cilët reaktantë ndodheshin atomet e hidrogjenit dhe të oksigjenit?………………………………………………………………………………………

