Page 56 - Demo
P. 56
Kreu 5 Dukuritë fizike dhe kimike54 5 Dukuritë fizike dhe kimike 5510. Dimë se:a) Substancat që kanë afri me njëra-tjetrën bashkëveprojnë duke dhënë substanca të reja, të cilat quhen produkte.b) Mund të shkruajmë një reaksion kimik me anë të simboleve të elementeve dhe formulave kimike të substancave.c) Në një reaksion kimik dallojmë reaktantët dhe produktet.11. Duam të dimë:a) Si mund të marrim të dhëna nga reaksioni kimik mbi raportet e substancave bashkëvepruese dhe produkt?b) Ç’është barazimi kimik?c) Si mund të shkruhet një barazim kimik?12. Tregoni produktet në reaksionet e mëposhtme:a) 2Mg + O2 → 2MgO b) CaCO3 → CaO + CO2c) 4Li + O2 → 2Li2O d) 2Fe(OH)3 → Fe2O3 + 3H2O13. Tregoni reaktantët në reaksionet e mëposhtme:a) 2HgO → 2Hg + O2 b) H2O → H2 + O2c) H2 + Cl2 → 2HCl d) MgCO3 → MgO + CO214. Shkruani barazimet kimike për bashkëveprimet e mëposhtme:a) klor + hekur → triklorur hekuri;b) azot + oksigjen → oksid azoti;c) magnez + squfur → sulfur magnezi;d) squfur + oksigjen → dioksid squfuri.15. Ktheni në barazime kimike reaksionet e mëposhtme:a) Li + O2 → Li2O b) HgO → Hg + O2c) H2O → H2 + O2 d) H2 + Cl2 → HCl16. Përkufizoni:a) barazimin kimik; b) reaktantët; c) produktet.17. Ktheni në barazime kimike reaksionet e mëposhtme:a) FeCl2 + Cl2 → FeCl3 b) Al +HCl → AlCl3 + H2c) KClO3 → KCl + O2 d) Ca + H2O → Ca(OH)2 + H2

