Page 57 - Demo
P. 57
Kreu 5 Dukuritë fizike dhe kimike54 5 Dukuritë fizike dhe kimike 55Ushtrime 5.5 Edhe njëherë për ligjin e ruajtjes së masësNë këtë ushtrim do të zbuloni se rezultatet e një eksperimenti nuk janë gjithmonë ato që presim. Gjithashtu, nëpërmjet tij do të kuptoni edhe më mirë zbatimin e ligjit të ruajtjes së masës.Një nxënës studioi në rrugë eksperimentale ligjin e ruajtjes së masës.• Ai hodhi pak zink në një gotë kimike të peshuar më parë. Më pas peshoi gotën me zink dhe njehsoi masën e zinkut.• Në të njëjtën mënyrë veproi edhe për të njehsuar masën e acidit sulfurik të holluar.• Pastaj, ai e përzjeu zinkun me acidin në një gotë tjetër të peshuar më parë.• Kur reaksioni përfundoi, ai e peshoi gotën ku u zhvillua reaksioni dhe njehsoi masën e përmbajtjes së gotës.Nxënësi përdori në eksperiment 100 g zink dhe 150 g acid sulfurik.1. Cila është masa e produkteve të këtij reaksioni?………………………………………………………………………………………2. Shkruani barazimin kimik për këtë reaksion.………………………………………………………………………………………3. Në fund të reaksionit, nxënësi vuri re se masa e përmbajtjes së gotës kimike ishte 247 g. Ai e përsëriti eksperimentin dhe vërejti se rezultati ishte i njëjtë: 247g.a) A ka bërë ndonjë gabim gjatë eksperimentit nxënësi?………………………………………………………………………………………b) Si mendoni, pse ai mori këtë rezultat nga eksperimenti që bëri?………………………………………………………………………………………4. Si veprojnë kimistët kur nuk marrin rezultatet që presin nga eksperimentet e tyre? ……………………………………………………………………………………… zink acid sulfurik

