Page 101 - Demo
P. 101
5 PUNË PRAKTIKETEMA: RAJONI I RUSISË DHE RAJONI I AMERIKËS SË VERIUTRezultatet e të nxënitNë përfundim të kësaj pune praktike, nxënësi/ja: përcakton në hartën fiziko-gjeografike rajonin e Rusisë dhe rajonin e Amerikës së Veriut; lokalizon, emërton e ngjyros në hartën-skicë format kryesore të relievit dhe hidrografinë e secilit rajon; lokalizon dhe emërton në hartë qendrat më të rëndësishme urbane dhe ekonomike të secilit prej rajoneve; vlerëson dhe respekton diversitetin fizik, social, kulturor dhe ekonomik të rajoneve; shfaq kureshtje dhe interes për zhvillimet demografike dhe ekonomike të këtyre rajoneve.Koha dhe vendi i zhvillimit të punës praktike: 45 minuta; në klasë.Materialet burimore: teksti mësimor, materiale dhe harta të gjetura në internet ose në enciklopedi të ndryshme, si dhe materiale të rekomanduara nga mësuesi/ja.Mjetet e punës: harta-skicë, atlasi gjeografik, teksti mësimor, laps, rapidograf, lapsa me ngjyrë/lapustila.Metodologjia që do të përdoret: punë individuale (ngjyrosje dhe emërtim i hartës-skicë), punë në grupe (diskutim, shkëmbim idesh). Puna përgatitore:Për realizimin e kësaj pune praktike, nxënësit/et duhet të bazohen në njohuritë e marra mbi veçoritë fiziko-gjeografike dhe qendrat e rëndësishme urbane e ekonomike të rajonit të Rusisë dhe të rajonit të Amerikës së Veriut. Mësuesi/ja i orienton nxënësit/et të hulumtojnë në burime të ndryshme (internet, enciklopedi, harta, dokumentarë shkencorë), të përzgjedhin dhe më pas të diskutojnë rreth informacioneve të grumbulluara në lidhje me veçoritë fiziko-gjeografike dhe qendrat e rëndësishme urbane e ekonomike të këtyre rajoneve. Hapat që do të ndiqni gjatë zhvillimit të orës së punës praktike1. Përcaktoni në hartën e ekspozuar në klasë: rajonin e Rusisë dhe rajonin e Amerikës së Veriut.2. Lokalizoni në hartën e ekspozuar në klasë shtetet e secilit rajon.3. Lokalizoni, emërtoni dhe ngjyrosni në hartën-skicë format kryesore të relievit (fushat, kodrat, malet, rrafshnaltat, pllajat, shkretëtirat, gropat) të secilit rajon.4. Lokalizoni dhe emërtoni në hartën-skicë hidrografinë e secilit prej rajoneve (detet, liqenet, rrjedhat kryesore lumore etj.).5. Lokalizoni dhe emërtoni në hartën-skicë qendrat më të rëndësishme urbane dhe ekonomike të secilit rajon.Shënim: Për realizimin e punës praktike nr. 5, plotësoni hartat-skicë 12-15 në fund të librit.99

