Page 104 - Demo
P. 104


                                    Rajonet e tjera të botës A e dini se... Kanali i Panamasë, i ndërtuar në vitin 1913, është një nga arteriet detare më të rëndësishme në botë. Kushtet natyroreRelieviNë pjesën më të madhe të sipërfaqes së këtij rajoni, relievi është i lartë, i përbërë kryesisht nga malet, ku të pranishme janë edhe pllajat (shih hartën e figurës 1). Lartësia e relievit pëson ulje në ultësirat bregdetare përgjatë brigjeve të Oqeanit Paqësor dhe sidomos përgjatë brigjeve të Oqeanit Atlantik. Pjesa më e madhe e territorit meksikan përshkohet nga dy vargmale të larta (Sierra Madre Lindore dhe Sierra Madre Perëndimore, pothuajse me drejtim veri-jug), të cilat ndahen midis tyre nga Pllaja Qendrore (një zonë sizmike e vullkanike). Në jug të këtij territori shtrihen vargmalet Sierra Nevada dhe Sierra Madre Jugore. Bregdeti i Paqësorit është më i copëzuar dhe i përbërë nga ultësira në formën e rripave të ngushtë. Vija bregdetare e Atlantikut është kryesisht e drejtë (sidomos në Gjirin e Meksikës) dhe ka sipërfaqe më të madhe ultësirash. Gadishulli Jukatan, në juglindje të territorit masiv meksikan, përbëhet nga pllaja gëlqerore të sheshta e të ulëta, të mbuluara me bimësi shkurresh të savanës, të cilat karakterizohen nga variacione ngjyrash mes gjelbërimit gjatë verës së lagësht dhe ngjyrës kafe gjatë dimrit të thatë. Ishujt e Karaibeve, brigjet e të cilave konsiderohen si parajsa tropikale, kanë sipërfaqe të vogël dhe një mjedis fizik relativisht të vështirë. Ndër ta, ishulli më i madh është Kuba, e cila ka një reliev përgjithësisht fushor, me ngritje të lartësisë në të dyja skajet e shtrirjes së tij. 'LVDQJDIRUPDWHUHOLHYLWQÅUDMRQLQH$PHULNÅVVÅ0HVPHD3DPMHQJD6LHUUD0DGUH3HUÅQGLPRUH E3DPMHQJDEUHJGHWLL.XEÅVHidrografiaLumenjtë e këtij rajoni kanë kryesisht karakter malor në rrjedhat e tyre të sipërme. Pjesa më e madhe e tyre derdhet në oqeane, ndërsa disa rrjedha derdhen në liqene me ujë të kripur. Lumi më i madh është Rio Grande, i cili derdhet në Atlantik, në Gjirin e Meksikës. Rrjedhat ujore që derdhen në Paqësor janë të shkurtra dhe të rrëmbyera. Klima dhe bota e gjallëPozita gjeografike, shtrirja e rajonit, lartësia mbi nivelin e detit, ndikimi i erërave dhe i rrymave oqeanike janë faktorët kryesorë që përcaktojnë veçoritë e klimës dhe të botës së gjallë. Brigjet e Karaibeve preken nga uragane të shpeshta. Me rritjen e lartësisë së relievit, ulja e temperaturave përcakton krijimin e disa kateve hipsometrike me veçori të dallueshme midis tyre (shih figurën 3). • Nga niveli i detit deri në lartësinë 1000 m shtrihet zona më e ulët, e cila quhet Tierra Kaliente. Në këtë zonë gjenden pyjet e lagështa tropikale dhe temperaturat janë të larta. Kulturat tipike që kultivohen janë banania, kallamsheqeri, kakaoja dhe arra e kokosit. F3DPMHQJDOXJLQDH5LR*UDQGHV2102
                                
   98   99   100   101   102   103   104   105   106   107   108