Page 106 - Demo
P. 106


                                    MësimiI.1 3.6 Popullimi dhe kultura e hershme e rajonit Pjesa qendrore e rajonit të Amerikës së Mesme është hapësira e qytetërimeve të hershme, të cilat u bënë burimi i ideve të reja që u përhapën dhe u zhvilluan më vonë. Qytetërimi më i hershëm është ai olmeks, i vendosur në Gjirin e Meksikës, që lulëzoi rreth viteve 1200-400 pr.K. Ai konsiderohet si pararendës i të gjitha kulturave meso-amerikane, siç ishin kultura maja dhe ajo acteke (shih figurën 2). Qytetërimi maja lulëzoi gjatë shek. III-X ps.K., në tokat e ulëta të zonës tropikale. Gjatë këtij qytetërimi u zhvilluan bujqësia, transporti e tregtia dhe u bënë arritje të mëdha në shkrim, shkencë, art, fe, arkitekturë etj. Edhe toltecët, shteti i të cilëve u formua në zonën e lartë të Meksikës Qendrore (shek. X–XII ps.K.), pas pushtimit të një pjese të zotërimeve maja, përvetësuan shumë nga zejet dhe traditat e tyre. Gjatë shekujve XIV-XV, në territoret pranë liqeneve të Luginës së Meksikës lulëzoi shteti i actekëve, që u dallua veçanërisht për krijimin e qendrave të rëndësishme urbane (p.sh. kompleksi urban i njohur me emrin Tenoktitlan, i cili u bë qyteti më i madh në Amerikë) dhe për zhvillimin e bujqësisë. POPULLIMI, KULTURA DHE ZHVILLIMI EKONOMIK I AMERIKËS SË MESMEDiskutojmë: Nga lënda e Historisë, krahas qytetërimeve të tjera të hershme botërore, keni mësuar edhe për qytetërimin maja. Kur dhe ku lulëzoi ky qytetërim? Cilat janë disa nga gjurmët dhe traditat e tij, të ruajtura deri në ditët e sotme?Fjalë kyçe popullimi dhe kultura e rajonit zhvillimi ekonomik Deti i KaraibeveGjiri i MeksikësMEKSIKËHONDURASBELIZEEL SALVADORGUATEMALËTikalÇiçenItzaGadishulli Lugina e Meksikës JukatanTenoktitlan(Meksiko Siti)Zona arkeologjike e qytetërimit olmeksKufijtë e përafërt të kulturës mesoamerikane në malësi (zonat e larta)Perandoria Azteke (1519)Qytetërimi majaQendrat e vendbanimeve majaVerakruzPalenkueKopanTulaTeotihuakanTulumNIKARAGUAKOSTA RIKAOqeani Paqësor Liqeni Tekskoko00250250500 750 kilometra500 miljeLEGJENDË+DUWDSDUDTHWVKWULUMHQHT\\WHWÅULPHYHWÅKHUVKPHWÅUDMRQLW.DOHQGDUL0DMD2 Gërshetimi i kulturaveRënia e shtetit të actekëve prej pushtimit spanjoll (1515-1521) u shoqërua me ndryshime të mëdha në rajon. Numri i popullsisë vendase u pakësua ndjeshëm, sepse një pjesë e saj nuk Edhe toltecX–XII pzejetGjl.DOHQGDUL 0DMD 1104
                                
   100   101   102   103   104   105   106   107   108   109   110