Page 107 - Demo
P. 107
Rajonet e tjera të botësu rezistoi dot sëmundjeve të ndryshme (sidomos lisë së dhenve). U shpyllëzuan sipërfaqe të mëdha, misri vendas u zëvendësua me grurin spanjoll, si dhe u mbarështuan gjedhët (shih figurën 3). Pranë tokave bujqësore, spanjollët ndërtuan qytetet e tyre koloniale dhe përfshinë Kishën Katolike Romane në çështjet e përditshme të popullsisë, duke sjellë ndryshime kulturore të rajonit. Spanjollët u morën me shfrytëzimin e minierave, krijuan ferma bujqësore (ndërkohë që tokat punoheshin nga vendasit) dhe zhvilluan tregtinë. Gjatë periudhës së tregtisë së skllevërve, evropianët sollën edhe popullsi afrikane në plantacionet e bregdetit të Karaibeve dhe në ato të zonës bregdetare të rajonit. Në mes të shek. XIX, në këtë rajon u sollën mbi 500 000 aziatikë nga India, Pakistani dhe Kina për të punuar në bujqësi. Si rezultat i historikut të këtij zhvillimi, përqindjen më të lartë të popullsisë së rajonit e përbënin metisët dhe të bardhët (evropianët), por edhe vendasit, mulatët dhe grupe të tjera. Megjithatë, sot ndasitë kulturore janë përherë e më pak të dallueshme, sidomos në zonat e mëdha urbane. Popullimi i sotëm i rajonitPopullsia e Amerikës së Mesme, e cila përbën 2,35% të popullsisë botërore, ka një dendësi mesatare rreth 71 banorë/km2 (shih figurat 5 dhe 6). Zonat Tierra Kaliente dhe Tierra Templada në zgjatimin qendror (kryesisht në bregdetin e Paqësorit, sidomos El-Salvadori dhe Guatemala) dhe vendbanimet pranë porteve të mëdha, dallojnë për dendësinë mesatare më të lartë të popullsisë, ndërsa Belize ka dendësinë mesatare më të vogël të rajonit. Mosha mesatare e popullsisë është 26,9 vjeç dhe rreth 73,4% të popullsisë së përgjithshme e zë popullsia urbane. Ritmet më të ulëta të rritjes natyrore janë në vendet e Karaibeve (rreth 1,1%), ndërsa më të lartat në Meksikë dhe në zgjatimin qendror (rreth 2%). Ndërkohë, vihet re një prirje e popullsisë së këtij rajoni për të emigruar kryesisht drejt ShBA-së. Rajoni i Amerikëssë Veriutduhangjel detikakao pjeshkë dardhëVJP Lkungullpatatedomate kikirikëspecaavokadopatate e ëmbëlkininëkungullbimë kakaoqitroullinj bananekallamsheqeriqepërrush rrepëmjaltëDrithëra:tHSVSÑtUÑSTIÑSÑtFMCtPSJ[#MFHUPSJfltHKFEItCBHÑUJFJNÑUtEFSStLBMÑtMJKBFEIFOWFtHSJQtUJGPtTIZUBtNBMBSJFtEJGUFSJtLPMMÑFNJSÑmisër fasule vaniljeananasRajoni i Amerikës së JugutRajoni i Amerikës së MesmeRajoni i Afrikës NënsaharianeRajoni i EvropësRajoni i Afrikës Veriore/Azisë JugperëndimoreDeti i KaraibeveOqeani Atlantik 4ÑNVOEKFUfl+DUWDSDUDTHWGLVDSUHMQGU\\VKLPHYHTÅQGRGKÅQQÅUDMRQSDVNRORQL]LPLWHYURSLDQ9HVKMHWUDGLFLRQDOHe rajonit34105

