Page 115 - Demo
P. 115


                                    6 PUNË PRAKTIKERezultatet e të nxënitNë përfundim të kësaj pune praktike, nxënësi/ja: përcakton në hartë rajonin e Amerikës së Mesme dhe rajonin e Amerikës së Jugut;lokalizon, emërton e ngjyros në hartën-skicë format kryesore të relievit dhe hidrografinë e secilit rajon;lokalizon dhe emërton qendrat më të rëndësishme urbane dhe ekonomike të secilit prej rajoneve;vlerëson dhe respekton diversitetin fizik, social, kulturor dhe ekonomik të rajoneve;shfaq kuriozitet për zhvillimet demografike dhe ekonomike të këtyre rajoneve.Koha dhe vendi i zhvillimit të punës praktike: 45 minuta; në klasë.Materialet burimore: teksti mësimor, informacione dhe harta të siguruara nga interneti apo enciklopedi të ndryshme, si dhe materiale të tjera të rekomanduara nga mësuesi/ja.Mjetet e punës:harta-skicë, atlas gjeografik, teksti mësimor, laps, rapidograf, lapsa me ngjyrë/lapustila.Metodologjia që do të përdoret: punë individuale (ngjyrosje dhe emërtim i hartës-skicë), punë në grupe (diskutim/shkëmbim mendimesh). Puna përgatitore:Për realizimin e kësaj pune praktike, nxënësit/et do të mbështeten në njohuritë e marra rreth veçorive fiziko-gjeografike dhe tipareve të qendrave të rëndësishme urbane e ekonomike të Amerikës së Mesme dhe të Amerikës së Jugut. Mësuesi/ja orienton nxënësit/et që të hulumtojnë në burime të ndryshme (internet, enciklopedi, harta, fotografi etj.) dhe të përzgjedhin informacione në lidhje me veçoritë e këtyre rajoneve.Hapat që do të ndiqni gjatë zhvillimit të orës së punës praktikePërcaktoni në hartën e paraqitur në klasë, rajonin e Amerikës së Mesme dhe rajonin e Amerikës së Jugut.Lokalizoni dhe emërtoni në hartën-skicë nënrajonet që përbëjnë secilin prej tyre.Lokalizoni në hartën e paraqitur në klasë shtetet e secilit rajon.Përcaktoni, emërtoni dhe ngjyrosni në hartën-skicë format kryesore të relievit (fushat, kodrat, malet, rrafshnaltat, pllajat, shkretëtirat, gropat etj.) të secilit rajon.Lokalizoni dhe emërtoni në hartën-skicë hidrografinë e secilit prej rajoneve (detet, liqenet, rrjedhat kryesore lumore etj.).Lokalizoni dhe emërtoni në hartën-skicë qendrat më të rëndësishme urbane dhe ekonomike të secilit rajon.Shënim: Për realizimin e punës praktike nr. 6, plotësoni hartat-skicë 16-19 në fund të librit.TEMA: RAJONI I AMERIKËS SË MESME DHE RAJONI I AMERIKËS SË JUGUT113
                                
   109   110   111   112   113   114   115   116   117   118   119